“Rama dhe Tahiri e kanë fatin e lidhur politikisht dhe penalisht”, u shpreh gazetari Basir Çollaku. I ftuar në ‘Fax News’ Çollaku ka kometuar edhe arrestimin e Arbër Çekajt në Gjermani i cili dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës kun ë kontenierin që ishte në pronësi të tij u gjetën 613 kg kokainë në Durrës, para disa muajsh.
Çollaku deklaroi se Çekaj është një person i rëndësishëm, por shtoi se të tjerë qëndojnë pas tij pasi ai nuk mund të bënte trasportimin e një sasie të tillë droge pa marrë garanci.
Ndër të tjera Çollaku ka folur edhe për paralajmërimin e opozitës se në maj do të publikohen skandale të qeverisë, Çollaku deklaroi se ai beson se opozita ka fakte kompromentuese për mazhorancën.
“Opozita ka denoncuar shpesh afera, unë besoj se opozita ka material që implikojnë pushtetarët aktual, por kemi mbetur në kuadrin e kallëzimeve dhe publikimeve duke mos shkuar deri në përfundim, edhe në rastin e ministrisë së Drejtësisë opozita premtoi kallëzim penal, ky kallëzim nuk ka ndodhur dhe ishte dukshëm një shkelje e konsumuar nga ministrja dhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve që ishin marrë me ekstradimin e Seitit”, tha ai në ‘Fax News’.
Por ai shtoi se opozita këto kallëzime të mos i racionojë një herë në muaj apo dy muaj, pasi janë qytetarët që paguajnë më shumë.
“Këto kallëzime mos ti racionojë ti bëjë muaj pas muaji, kostion e këtyre ngjarjeve nuk e mbajn zyrtarët por qytetarët”, tha ai.
Referaur çështjes së Tahirit dhe fjalimit të tij kur la mandatin e deputetit, Çollaku u shpreh se është një dakordësi me Ramën, për tës hpëtuar çfarë ka mundësi, pasi Tahiri dorëheqjen nuk e ka bërë kët për hatër të drtejtësisë.
“Javën tjetër do ta thërrasin, do ta pyesin, ka qenë urdhër i Ramës ky vendim, të shpëtojmë çfarë të mbetet, sepse nuk ka një hatër ligjor. Pas 6 muajsh zgjatje afatesh, ka një garanci për të mos shkuar në hekura.
Janë 6 prokurorë, që hetojnë për këtë çështje dhe asnjë nuk është në qeli, nuk dihet se çfarë bëjnë.
Ajo cfarë shpalosi Tahiri dje, ishte një lloj që ishte edhe paralajmërim, edhe presion. Informacioni që e posedon është kompromentues, ‘dërgimi im në qeli nuk do të jetë festë”, këtë mesazh mbart’te mesazhi I tij. Unë besoj që Rama dhe Tahiri e kanë fatin e lidhur politikisht dhe penalisht. Nëse drejtësia do të jetë në lartësinë e kërkuar nuk mud të lërë Tahirin vetëm para drejtësisë. Ajo çfarë përcolli ishte e qartë, ai ka material që shpëton vetveten”, tha gazetari investigativ.
Çollaku u shpreh kritik edhe për hetimin në lidhje me këtë çështje, pasi ka çaluar në mbledhjen e provave.
“Edhe reagimi i prokurorisë ishte anemik, Sota iku, makina nuk është ndaluar, serioziteti apo investigimi professional ka munguar. Kam përshtypjen se kjo çështje do shkojë drejt favoreve të të akuzuarve se drejt drejtësisë”, shtoi ai
Çollaku u pyet edhe në lidhje më Nezar Seitin, dëshmitarin kyç të çështjes Habilaj. Ai tha se Seitaj mbahet në një bur të sigurisë së lartë në Romë, por edne nuk dihet nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.