Fatmir Xhafa kundër deklaratës së përbashkët, SHBA-Kolumbi për kokainën

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar pak ditë më parë në Durrës ku u sekuestruan 613 kg kokainë. Xhafaj tha se ky aksion ishte meritë e policisë shqiptare. “Ndihem krenar të pohoj me përgjegjësi të plotë se një operacion i tillë, suksesi i të cilit provon qartë gadishmërinë dhe efiçencën profesionale të organeve ligj zbatuese shqiptare, është një produkt, i koordinimit të shkëlqyer mes institucioneve tona ligj zbatuese. Ishte meritë ekskluzive e tyre identifikimi dhe zbulimi i kësaj sasie të jashtëzakonshme kokaine pa pasur asnjë lloj informacioni paraprak të jashtëm. E ritheksoj, pa pasur asnjë lloj informacioni paraprak të jashtëm, por bazuar vetëm në informacionet, analizën dhe kontrollin e kryer prej tyre”, ka thënë ai.

Deklarata në Parlament
Detyra e Policisë, për të evidentuar dhe ndaluar veprimtarinë kriminale, në rastin konkret trafikimin e lëndëve narkotike, konsiderohet e përmbushur me një rezultat mëse të lavdërueshëm. Ndihem krenar të pohoj me përgjegjësi të plotë se një operacion i tillë, suksesi i të cilit provon qartë gadishmërinë dhe efiçencën profesionale të organeve ligj zbatuese shqiptare, është një produkt, i koordinimit të shkëlqyer mes institucioneve tona ligj zbatuese. Ishte meritë ekskluzive e tyre identifikimi dhe zbulimi i kësaj sasie të jashtëzakonshme kokaine pa pasur asnjë lloj informacioni paraprak të jashtëm. E ritheksoj, pa pasur asnjë lloj informacioni paraprak të jashtëm, por bazuar vetëm në informacionet, analizën dhe kontrollin e kryer prej tyre. Ashtu sikundër kam vlerësuar qysh në momentet e para dhe në vazhdim, bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për identifikimin dhe zbulimin e autorëve të këtij trafiku, të cilët shpresoj se shumë shpejt do të jenë përpara përgjegjësisë së ligjit, falë edhe këtij bashkëpunimi.

Shpresoj që në ditët në vijim Prokuroria e Krimeve të Rënda, përgjegjëse për këtë hetim t’ju japë zgjidhje gjithë pyetjeve të ngritura këto ditë nga kurreshtarët e kronikave të tilla, si dhe nga lloj-lloj abuzuesish politikë dhe mediatikë dhe të vendosi para përgjegjësisë të gjithë ata që qëndrojnë prapa kësaj veprimtarie kriminale. Ju të tjerët, spekulantë të fjalës së lirë keni vetëm një detyrë të lini të qetë organin e Prokurorisë dhe Policinë e Shtetit të bëjnë detyrën konform Kushtetutës dhe ligjit. Gjithsesi një gjë është e sigurt, sasia e substancës së ndaluar dhe pastaj të konfiskuar, është një tregues i qartë vullnetit tonë, të shprehur qartë para disa muajsh kur ndërmorëm ngritjen e Task Forcës Speciale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar.

Exit mobile version