Fatziu fallsifikator dhe kriminel faqezi!

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, sipas procesverbalve origjinale te parlamentit, Fatzi Xhafa, ne kohen kur ishte kryetar i komisionit te ligjeve fallsifikoi ne menyre monstruoze tekstin e ligjit te miratuar nga komisioni i ligjeve per eksradimin e krimineleve qe kane kryer vepra penale ne vendin ku ata jane denuar. Ai i paraqiti seances plenare te mazhorances se krimit nje tekst krejt tjeter te fallsifikuar prej tij, vetem per te mos lejuar ekstradimin e Gonit te tij trafikant nderkombetar ne Itali dhe Venezuele!
Ne variantin origjinal te ligjit te miratuar unanimisht në komisionin e ligjeve thuhet:
– Nëse një shtetas i dënuar në mungesë jashtë territorit shqiptar nuk jep pëlqimin për tu ekstaduar dhe për ta vuajtur dënimin në vendin ku është dënuar, atëherë ai e vuan dënimin te plote në burgjet shqiptare.
Kurse ne variantin e fallsifikuar nga Xhafa thuhet:
-Personi i kërkuar(per ekstradim)i dënuar në mungesë, ekstradohet vetem kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.
Pra Xhafa me fallsifikimin e tij ben te pamundur ekstradimin e Agronit te denuar nga gjykata e larte e Italise pasi nuk ka shtet qe merr persiper rigjykimin e vendimeve te gjykates se larte.
Por me fallsifikimin e tij, duke hequr rrjeshtin “atehere ai vuan denimin ne burgjet shqiptare”, Fatziu mbron Agronin ne kryerja e denimit ne Shqiperi.
Me kete fallsifikim, faqeziu me Edi Ramen bejne te mundur qe çdo kriminel shqiptar, pavaresisht nga krimi qe kryen ne vendin ku jeton, po arriti te fshihet dhe te denohet ne mungese nga drejtesia e vendit ku ka kryer krimin ai po nuk pranoi ekstradimin jeton i lire ne Shqiperi sikur nuk ka kryer asnje veper penale.
Ky eshte standarti kriminal i narkoshtetit shqiptar te Edvin Xhafes dhe Fatmir Rames. Ju bej thirrje qytetareve shqiptar te ngrihemi fuqishem per ti shporrur sa me pare! sb

Exit mobile version