Në inspektimin e realizuar, subjekti nuk ka deklaruar aktivitet për 3 vite, duke i dorëzuar AKEP vetëm evidencat e vitit 2017.
AKEP: “Referuar dokumentacionit te administruar gjatë inspektimit, meqenëse subjekti objekt inspektimi ka ofruar shërbime edhe gjatë viteve 2014, 2015 dhe 2016 deklarohet se nuk ka pasur aktivitet në këto vite, rrjedhimisht rezulton se ky subjekt ka shmangur detyrimet financiare si ndaj AKEP ashtu edhe ndaj organeve te tjera përgjegjëse.”
Pikërisht të ardhurat e fshehura nga kompania aso kohe, dyshohet se janë dhënë në formë rryshfeti për ish-kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Në raportin e AKEP, theksohej se për të fshehur aktivitetin, kompania UNIFI HOLDING kishte larguar pajisjet nga vendi i ushtrimit të aktivitetit për të penguar zbulimin e trafikut të vërtetë të telefonisë. Kjo, mbulonte fitimet e vërteta që me sa duket, ishin kanalizuar tek dyshja e politikës Meta-Kryemadhi. Pra, dyshimi i SPAK sot është se paratë që do të duhej të derdheshin në formë taksash në buxhetin e shtetit, kanë shkuar në xhepat e çiftit të politikës.
“Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI HOLDING, Dega Shqipëri si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku”.