FBI tronditet nga skandalet seksuale të agjentit sekret “Noc Rroku”

Nga Sokol Pepushaj

Orgjitë seksuale të shefit të FBI-së Charles McGonigal, edhe pse të klasifikuara si “sekret shtetëror” i administratës Biden, kanë rrjedhur nëpër kanale të shtrembta anës dobësive të sistemit që nëpër shekuj mbulon me hije bijtë e vet.

Kështu e ka kjo Botë. Kali që kapet e fshin lëmen, të tjerët hingëllijnë mes pelave që tundin vithet e fërshëllejnë me hundë melodi afshore.

Hundëderrat, të fortët e fshatit tonë, hamshorët e ndërzimit artificial në mitrën e luftës së klasave, shekullin e kaluar, para se të fusnin në rreth të kuq viktimat, i turpëronin me sharjen “Kina nënën…”.

Në këtë shekull, kemi vetëm një horr që e lëshon gojën si turbinë në ujëra të turbullta; të tjerët, kush nuk e mbyll sqepin, i burgos.

Sot, edhe bukën, edhe burgun, i komandon Babloku.

Ka lëvizur gjithë pisllëqet e këtij shekulli, duke e sulmuar Amerikën, me njërin nga agjentët sekret të FBI-së, sa e gënjente mendja se do izoloi edhe Presidentin Donald Trump.

Secilit që i del përpara, i lëshon më të tmerrshmin, “Noc Rrokun”.

Shprehja “Noc Rroku nënën…”, është refreni referues i sheikut që nënkuptohet të ketë paguar me taksat e shqiptarëve horlliqet e agjentit sekret të SHBA-ve.

Bashkësia e qëllimeve të FBI-së, është e tronditur nga skandalet seksuale të agjentit sekret “Noc Rroku” sepse Edi Rama, fyerjen “Kina nënën…” e ka zëvendësuar me “Noc Rroku nënën…”.

Sa herë ka dalë nëpër studiot e televizioneve e ka folur për “Noc Rrokun” në emër të Amerikës, si burri që ja bën ashtu nënën cilitdo që e urdhëron ky.

Ka arritur ta përdorë “Noc Rrokun” kundër kundërshtarëve politik dhe Amerikës.

E sot FBI nuk ka zgjidhje tjetër. Ose të hetojë ‘Nocin’ për ato ngjarje që i ngarkon Babloku i korrupsionit, ose t’i mbyllë gojën Sulltanit të Surrelit./Pamfleti

Exit mobile version