Federata e opozitës, nënkryetari i PD tregon vijat ndarëse: S’ka bashkim me ata që sulmojnë SHBA-në dhe SPAK-un! Kushti për votat e aministisë penale

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku në një interviste për Report Tv ka komentuar Federatën e pjesshme të opozitës, pa grupin e Bashës, Shpëtim Idrizin e Dashamir Shehi. Çollaku tha se PD është e hapur për t’u bashkuar aspo bashkëpunuar me çdo parti që bën opozitë me Ramën, por kanë disa vija ndarëse.

Mbështetja e pakushtëzuar ndaj SPAK, ruajtja e marrëdhënieve me aleatët si SHBA dhe figurat e pakorruptuara, Çollaku thotë se janë tre parimet që PD nuk i shkel.

“Historia e koalicioneve nuk është një histori e re në Shqipëri. Është në të drejtën e tyre të bashkohen, i përshëndes dhe u uroj suksese kolegëve që zgjedhin një rrugë alternative me tonën për të kontribuar. Ne jemi të hapur dhe të gatshëm për tu bashkuar me çdo front që bën opozitë me Ramën, por jemi të qartë në parimet. Qëndrime që i kemi bërë publike, marrëdhënie të pakushtëzuar me aleatët, SHBA, jemi në mbështetje të SPAK pa asnjë hezitim. Ne jemi të kujdesshëm të paraqesim figura që janë të painfektuara nga procese korruptive. Edhe nëse nuk bashkohemi, mund të koordinojmë punën. Dallimet janë pika të politikës parimore”, tha Çollaku për Report Tv.

Artikulli paraprakEMRAT/ Ekstradohen nga vendet fqinje pesë shqiptarë të dënuar me burg, ja akuzat që rëndojnë ndaj tyre
Artikulli tjetërE rëndë në Peqin! Ishte duke krasitur pemët, rrëzohet dhe ndërron jetë punonjësi i bashkisë