Federata e opozitës? Zekthi: Nuk mund ta bëjë Berisha, kandidati për kryeministër të jetë dikush i pakorruptuar

Analisti Fitim Zekthi nuk e sheh serioze punën për krijimin e një federate të opozitës.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se diçka të tillë nuk mund ta bëjë Sali Berisha.

Sipas tij, kandidati për kryeministër nga federata e opozitës, duhet të jetë dikush që është i pakorruptuar.

“Do duhet që aktorët kryesorë politikë Lulzim Basha, Sali Berisha, do duhet të kuptojnë që secili prej tyre duhet të heqë dorë. Të ketë një kandidat për kryeministër, një njeri që e dinë që është i pakorruptuar. Kjo është federata. Këtë gjë nuk mund ta bëjë dot Sali Berisha. Këto janë të gjitha përralla. Foltorja nuk është parti politike. Partia e Foltores ka hierarki, por nuk ka vokacion politik dhe nuk ka synim politik. Ata ende do rrinë të asociuar te më i forti, te Sali Berisha. Padyshim që ka negociata. Shqiptarët, nuk duan këtë qeveri dhe kryeministër por nuk gjendet një narracion. Zoti Basha, e pranon kete gje, një bashkim te faktorit opozitar, por cilat janë parimet? Marrëdhëniet me SHBA, ruajtja e vlerave të djathta dhe mbeshtetja për SPAK-un”, theksoi ai.

Artikulli paraprakMarsi, muaji rekord i të nxehtit/ Paralajmërimi i shkencëtarëve: Nëse temperaturat nuk ulen deri në fund të vitit…
Artikulli tjetër“Komisionet hetimore s’do kenë sukses”/ Zekthi: Berisha nuk ka shanse për kryeministër. Bardhi-Salianji ‘luftë’ me njëri-tjetrin