Federico Bernardeschi pranë Juventusit

Juventus shumë pranë transferimit të Federico Bernadeschi. Menaxheri i futbollistit ka pasur një takim me drejtorin Sportiv të Fiorentinës, Pantelo Corvino, ku i ka komunikuar këtij të fundit dëshirën e klientit të tij, atë të refuzimit për të rinovuar kontratën deri me 2022 dhe pagën prej 2.7 milionë eurosh në sezon. Në këtë pikë është Juventusi që është gati të ndërhyjë për të transferuar futbollistin në radhët e skuadrës.
Pritet që oferta e kampionëve të Italisë të jetë 40 milionë euro, plus bonuse. Shuma i afrohet kërkesës së klubit vjollcë që është 50 milionë euro. Ndërsa për Bernadeschin është gati një kontratë 5-vjeçare. Dëshira e dyshes së bardhezinjve, Marotta-Paratici është që akordi të arrihet brenda dy javëve të ardhshme, në mënyrë që sulmuesi të jetë në dispozicion të trajnerit Alegrit, gjatë fazës përgatitore që do të zhvillojë Juventusi, ShBA. Kampionët e Italisë po vazhdojnë bisedimet me Realin e Madridit për Danilon. Me klubin italian dhe atij spanjoll kanë ende distancë përsa i përket akordit. Në rast se nuk arrihet braziliani, atëherë Zonja e Vjetër do të kërkojë në formën e huazimit mbrojtësin e PSG, Aurier.

Artikulli paraprakBefason Pep Guardiola
Artikulli tjetërGinter i dhuron 20 milionë euro Dortmund