Karakteristikat e hiperaktivitetit dhe autizmit, tashmë janë gjerësisht të njohura. E dini mirë se këto dy sëmundje nuk limitohen vetëm tek tekat, mungesa e herëpashershme e vëmendjes dhe vështirësitë sporadike të komunikimit
Ndoshta keni dëgjuar e lexuar shumë për këto dy lloje çrregullimesh. E para është mungesa e vëmendjes, e cila është më e shpeshtë te vajzat. Nuk janë të pakta rastet kur ky çrregullim kalon pa u diagnostikuar, dhe shpesh, ata fëmijë konsiderohen si “të shpërqendruar”.
Lloji i dytë i këtyre çrregullimeve është hiperaktiviteti dhe impulsiviteti. Haset më shpesh te djemtë, por mund të prekë edhe vajzat.
Shpërqendrimi, hiperaktiviteti dhe impulsiviteti konsiderohen problematikë, vetëm kur janë aq ekstremë, sa fëmija ka vështirësi që të ndjekë normalisht jetën në shkollë, shtëpi dhe ambiente të tjera. Kur simptomat shkojnë përtej këtyre çrregullimeve, fëmija kalon në kategorinë e autizmit.
Ndodh shpesh që një fëmijë t’i ketë të dyja llojet e çrregullimeve dhe mund t’i shfaqë të alternuara ose njëkohësisht. Megjithatë, hiperaktiviteti dhe autizmi kanë avantazhet e tyre. Fëmijët që vuajnë prej tyre kanë mjaft intuitë, janë jashtëzakonisht kreativë, kanë aftësi që të shohin përtej asaj që duket dhe, edhe pse pak njerëz e besojnë këtë, janë të aftë që të “lexojnë” lehtësisht shpirtin e njerëzve.
Aftësia e këtyre fëmijëve për të menduar dhe ndier, intuita dhe shija artistike janë shumë herë më të zhvilluara se te fëmijët normalë, pjesërisht për shkak të durimit të tyre të limituar që i pengon t’i bëjnë gjërat në mënyrë “standarde”.
Në fakt, hiperaktiviteti dhe autizmi po krijojnë gjenerata fëmijësh më të përgatitur për të zgjidhur problemet e njerëzimit. Në vitet 1970, për këta fëmijë u shpik termi “fëmijë indigo”. Bëhet fjalë për fëmijë me dhunti të veçanta, si intuitë mjaft e mprehtë dhe inteligjencë superiore dhe, në disa raste, edhe aftësi paranormale, si telepatia.
Është e vërtetë që këto aftësi ua vështirësojnë jetën fëmijëve indigo, po ashtu edhe familjeve të tyre, por njëkohësisht u japin atyre mundësinë që të jetojnë diçka të jashtëzakonshme.
Fëmijët me hiperaktivitet (ADHD) dhe autizëm zhvillojnë gjithashtu neurone speciale, veçanërisht në lobin frontal. Këto neurone lehtësojnë komunikimin dhe intuitën tek ata që kanë aftësinë që të “lexojnë” shpirtin e të tjerëve (për shembull, arrijnë të ndiejnë atë që mendon dhe përjeton dikush).
Me siguri, kjo ju duket e habitshme, duke qenë se këta fëmijë shfaqin shpesh sjellje antisociale të cilat i izolojnë ata nga bota. Në fakt, ata përqendrohen te vetja me saktësinë e një rrezeje laser dhe kjo është një mënyrë për të shmangur sasinë e madhe të informacionit që marrin nga njerëzit që i rrethojnë. Pikërisht ky lloj përqendrimi fsheh edhe forcën e intuitës së tyre të zhvilluar.
Këto neurone kaq të evoluara nuk zhvillohen vetëm në lobin frontal, por edhe në zona të tjera të trurit si, në sistemin limbik, roli i të cilit është trajtimi i emocioneve, dëshirave dhe sjelljeve. Duke qenë shumë të ndjeshme, ato janë burimi kryesor i pjesës më të madhe të simptomave të hiperaktivitetit dhe autizmit, që karakterizohen nga një numër i madh neuronesh të tilla.