Fëmijët i zënë rrugën Bashës, kërkojnë të bëjnë foto

Basha sot nëpër Paskuqan është ndërprerë në një moment, kur ai ka ndeshur një grup fëmijësh. Basha i ka takuar dhe i ka pyetur për emrat. Më pas, fëmijet janë treguar të gatshëm për të dalë një fotografi së bashku dhe prindërit e tyre, që shoqëronin kreun e opozitës, u bënë thirrje të ngrenë gishtat lart. Basha ka ndërhyrë duke thënë “jo, lërini fëmijët, e dinë vetë ç’të bëjnë”.
Basha po zhvillon takim me banorët e Paskuqanit ku këto të fundit po i tregojnë vështirësitë e jetës që kanë nga keqqeverisja.
Banoi në Paskuqan: Kam tre anëtarë në emigracion. Kam hapur një biznes dhe jemi drejt falimentimit.
I bëj thirrje nipit të Spiro Kolekës, të mos tallet me nervat e kuksianëve, ta heqë taksën e “Rrugës së Kombit”. Vetëm po falimentoj. Nuk punësoj dot punëtorë. Nuk kam. Edi Rama mos na presë me 16 Mrs, të ikë.
Basha: Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët.
Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e ccmimit të naftës me 300 lekë, uljën e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal.
Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminalët.

2 11

Exit mobile version