Pas zjarreve të përsëritura në çerdhet e kryeqytetit, deputetja e PD, Albana Vokshi shprehet se, me Veliajn në krye të Bashkisë femijët janë më të pasigurt. Në një shënim në Facebook Vokshi shkruan se, “pas djegies brenda një jave të dy çerdheve në Tiranë, të gjithë prindërit janë tejet të shqetësuar. Propaganda 24 orë në ditë, në çdo media me përurimet plot bojë e ngjyra të Kryetarit te Bashkisë që i fton t’i çojnë fëmijët e tyre në ato çerdhe, nuk i mbron dot fëmijët e tyre”. “A janë këto zjarrvënie të qëllimshme?”, pyet deputetja demokrate.
Postimi i plotë i deputëtes Vokshi në Facebook
Seriali i zjarreve në çerdhe, pasojë e investimeve të dyshimta të kryetarit të bashkisë erjon veliaj???!!
Në 2015 Veliaj propagandoi me të madhe projektin ”Adopto një çerdhe”. Me me shumë gjasa, ai detyronte biznesin të investonte falas një gjobë shtetërore, që si duket ka shkuar në fondin e Veliajt për të blerë kohën televizive për propagandën e tij neveritëse qe shpesh nuk kursen as fëmijë.
Mbrëmë vonë, u dogj një tjetër çerdhe në mes të Tiranës, sepse fondet e investimeve i “adoptoi” Veliaj të cilit nuk i interesojne as siguria e as standartet në cerdhe, kopshte apo shkolla.
Pas djegies brenda një jave të dy cerdheve në Tiranë, të gjithë prindërit janë tejet të shqetësuar. Propaganda 24 orë në ditë, në cdo media me përurimet plot bojë e ngjyra të Kryetarit te Bashkisë që i fton t’i cojnë fëmijët e tyre në ato cerdhe, nuk i mbron dot fëmijët e tyre.
Pas këtyre ngjarjeve “të cuditshme”, pyetje të shumta i lindin në kokë cdo nëne që con fëmijët në çerdhet e kopshtet e Tiranës:
– A janë këto zjarrvënie të qëllimshme?
– Kush i ka “adoptuar” dhe bërë investimet në 31 cerdhet e Tiranës pjesë e nismës së Veliajt?? pse nuk bëhet transparencë për këtë nismë? A janë shpërblyer donatorët me tendera publikë nga Erjon Veliaj? A ka përfituar dhe cfarë Erjon Veliaj prej tyre?
– A janë rikonstruktuar dhe a funksionojnë sipas standarteve?
– A janë kontrolluar standartet e sigurisë së cerdheve/kopshteve/shkollave nga institucionet shtetërore përkatëse? Pëe nuk bëhen publike raportet e kontrollit?
– Apo është një tjetër trafikant ndërkombëtar që do i japë një tjetër koncesion apo PPP për ta bdihmuar për votat në zgjedhjet e ardhshme???
Me Erjon Velinë në krye të Bashkisë Tiranë femijët tanë, sot, janë edhe më të pasigurt. Çerdhet, kopshtet, shkollat janë kthyer në godina “rrezik vdekje”, sepse fondet vidhen për llogari të Kryetarit…
Pesë vitet e Qeverisjes së Ramës kanë dëshmuar që pas cdo ngjarje të rëndë e kriminale, Rama-Veliaj e kanë pasur një plan për përfitime të tyre shpesh me trafikantë ndërkombëtarë…
Institucionet ligjzbatuese të mos bien pré e presioneve të Veliajt, por të zbulojnë arsyet dhe të hetojnë fajtorët e rënies së zjarrit në çerdhet nr. 14 dhe 16 të Tiranës.
Prindërit të mos heshtin!!! Vjet ra tavani i shkollës, një javë më parë u rrezikua çerdhja nr. 14, mbrëmë u dogj çerdhja në mes të Bllokut…po nesër??
Zot ruaji fëmijët nga këto qenie të pashpirt!!!