Prej disa ditësh po marrdhjetëra mesazhe nga prindër të përndjekur politikë të komunizmit, të shqetësuar, pasi në shumë shkolla të Tiranësdhe të gjithë venditmësuesit kanë urdhëruar nxënësite sistemit të detyruar arsimor që për ftesën komuniste të “çlirimit” 29 nëntorin të shkojnë në shkollë me simbolet komuniste, kapele partizaneme yllin e kuq dhe shall të kuq.
Ky është një tjetër akt i rëndë në fushatën e qeverise së rilindjes për restaurimin ideologjik historik dhe praktik të diktaturës komuniste në Shqipëri.Këto përpjekje për rikthimin e edukimit komunist në shkolla janë akte të rënda të shkeljes së ligjit nga urdhëruesit e këtyre praktikave dhe synojnëedukimin terrorist komunist të fëmijëve.
Shqiptarët veçanërisht të përndjekurit politikë antikomunistë i çojnë fëmijët në shkolla për të nxënë dijet e nevojshme për jetën e tyre e për tu edukuar me vlerat e lirisë e demokracisë si qytetarë të denjë të vendit dhe të botësdhe jo për tu bërë terroristë komuniste si ç’po vepron në rastin konkret por edhe në shumë raste të tjera administrata arsimore.
Në këto ditë kemi parë drejtues të lartë të qeverisë e administratës shtetërore të shfaqen publikisht me simbolet e komunizmit, por përdorimi i fëmijëve në shkollapër propagandë komuniste dhe detyrimi i tyre te mbajnë simbolet e komunizmit është një vepër e rëndë penale e parashikuar në ligj.
Në këtë situatë i bëj thirrje qeverisë shqiptare, ministres së arsimit, drejtorive arsimore, drejtorive të shkollave dhe mësuesve të heqin dorë nga këto praktika të edukimit terrorist të fëmijëve tanë.
Të gjithë prindërit që nuk duan që fëmijët e tyre të edukohen si komunistë e terroristëtë mos pranojnë, të kundërshtojnë dhe të protestojnë ndaj këtij dhunimi të rëndë psikologjik e shpirtëror të fëmijëve të tyre.
Komunizmi terroristnuk mund të jetë në asnjë rrethanë ideologji zyrtare e arsimit shqiptar dhe imponimi i tij në shkolla ngaqeveria dhe administrata arsimore është një akt terrorist.
Ju kujtojmë që shkollat publike administrata arsimore paguhet në taksat e shqiptarëve shumica e të cilëve që në vitin 1992 i kanë thënë Jo me votë terrorizmit komunist. Rilindja e komunizmit nga qeveria dhe përfshirja në këtë politikë të restaurimit të diktaturëskomunistetë fëmijëve është projekti më ogurzi i tyre.
Terrorizimi komunist që qeveria dhe administrata arsimore po ju ofron si modelfëmijëve shqiptarë i ka kushtuar botës mbi 100 milionë viktima ku Shqipëria renditet e para me viktimat e saj nëraportme numrin e popullsisë.
Terrorizmi komunist nuk mund të jetë modeli i fëmijëve tanë pavarësisht në se ky terrorizëm adhurohet e imponohet publikisht e zyrtarishtnë shkolla, bulevarde e medie nga qeveria.Kryeministrizv/kryeministri, ministrja e arsimit, kryetari i bashkisëetjmund të vishen, apo mund të jenë vetë apo të bëjnë fëmijët e tyre,terroristë komunistë në shtëpitë e ambientet e tyre private ,por nuk mund tabëjnë të tillënë publik në shkolla etje , apo edhe me keq t’ua imponojnëfëmijëvetanë, fëmijëve e Shqipërisë.
Edhe një herë iu bëj thirrjekujtdo institucioni apo individi që po ndërmerrketë aksion komunistnë shkollat shqiptare: Jepini fund nxitjes së terrorizmit në shkolla dhe edukimit terrorist të fëmijëve tanë!
Nebil Çika
Kryetar i Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë