Fermerët bllokuan aksin Berat-Lushnjë në shenjë proteste, policia procedon penalisht dy prej tyre

Policia ka nisur hetim ndaj dy penalisht dy prej fermerëve të cilët një ditë më parë në shenjë proteste, bllokuan aksin Berat-Lushnjë.

 

Sipas policisë, shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. Z., 43 vjeç, banues në Dimal, janë organizatorët e protestës

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. Z., 43 vjeç, banues në Dimal, pasi në vendin e quajtur “Ura e Kuçit”, kanë organizuar një protestë, si pasojë e së cilës është bllokuar aksi rrugor “Berat-Lushnjë”, njofton policia.

Artikulli paraprak“Gërmoi me gishta dhe nxori djalin e varrosur, pasi e mbështolli me çarçafë u rikthye në kapanon ku…”/ Historia tragjike e Drane Jakjas në Kampin e Tepelenës
Artikulli tjetërParalajmërimi i Vjosa Osmanit: Serbia po ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit