Fermerët e Maliqit sërish në protestë: Po falimentojmë, gruri e patatja shiten nën kosto, na ‘mbyti’ importi!

Fermerët e fushës së Maliqit protestuan sërish këtë të mërkurë pasi produktet e tyre bujqësore kanë mbetur stok. Më të pakët në numër, ata u mblodhën në kryqëzimin e Libonikut në afërsi të rrugës nacionale Korçë – Pogradec, aty ku javën e kaluar (22 korrik), 24 drejtues mjetesh u gjobitën me nga 100 mije lek (te reja) për bllokimin e aksit nacional. Kjo bëri që kësaj radhe të protestonin pa traktorë.

Çmimi tejet i ulët i tregtimit të grurit dhe patates është arsyeja kryesore e protestave të fermereve. Sipas tyre, grumbulluesit e marrin grurin me 17 deri në 22 lek për kg, ccka po i con ata drejt falimentit.

Fermerët e Maliqit u shprehën se ne datën 9 gusht do të zhvillojne një takim me Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj ndërkohë që kërkojnë të kenë përfaqësim të gjerë të tyre.

 

Artikulli paraprak“Edi Rama i detyruar për lëvizje teknike si pasojë e SPAK-ut”/ Lapardhaja: Koha ka treguar që nuk janë ministrat problemi, por kryeministri që i drejton ata
Artikulli tjetër‘Korrierët e krimit’: Rruga e parave të pista drejt kufijve të Shqipërisë