Fermerët e Samaticës drejt falimentimit/ Kreu i PD Dimal, Eugert Cjapi: Rreth 95% e tyre janë me kredi. Shteti i ka lënë në mëshirë të fatit!

Kryetari i degës së PD, Dimal, Eugert Cjapi, pas takimeve që ka zhvilluar me fermerët e Dimalit, ka përcjell shqetësimin e tyre se prodhimet po shiten nën kosto dhe që nuk mbulojnë shpenzimet. Ai gjithashtu thotë se 95% e fermerëve janë me kredi dhe se nuk kanë para që të paguajnë as këstet.
Ndërsa shteti i ka lënë në mëshirë të fatit, Cjapi i bën thirrje ministrisë së Buqësisë që të gjejë zgjidhje.

Reagimi i plotë i kryetarit të degës së PD, Dimal, Eugert Cjapi:

Ndodhemi në fshatin Samaticë, bashkia Dimal. Gati 85% e territorit të bashkisë është zonë rurale dhe aktualisht janë rreth 800 hektar sera.
Problemet me të cilat hasen fermerët janë të shumta por përtej këtyre problemeve shqetësimi i vetëm në këtë moment është çmimi me të cilin i shesin prodhimet e tyre, që është nen kosto. Rreth 95% e fermerëve janë me kredi dhe këtë sezon nuk kanë para që të paguajnë as këstin e kredisë.
Fermeret shprehen që sezonin tjeter do i lënë serat dhe do ikin në emigrim që të mund të paguajnë kredinë. Shteti nuk ka vënë dorë fare te fermeret, por i ka lënë në mëshirë të fatit.
I bëjmë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që ti hedhi sytë nga fermerët dhe të jetë një rregullator i cmimit që fermerët të mos marrin rrugët e emigrimit, por të punojnë në vendin e vet.

Artikulli paraprak“Komision për kontroll të SPAK”-Kthupi: Rezoluta e PS nuk i zgjidh problemet në drejtësi
Artikulli tjetërVizita e Ramës në Athinë, si formë shpërqendrimi nga korrupsioni!