Fermerët flakin perimet në rrugë: Edi Rama ja ku i ke, merri bëji turshi (Video)

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me një video, sesi prodhimet bujqësore të fermerëve të Roskovecit po shkatërrohen nga kontrabanda e qeveritarëve!

Vetë fermeri që ia ka dërguar videon që Berisha ka publikuar, dëgjohet tek komenton me dhimbje: “Para disa ditësh i hante Bardhi, sot do t’i hajë Bejka. Ja tregu. Ja serbi si rri parkuar aty!

Edi Rama, i ke këtu buzë argjinaturës. Po t’u deshën për turshi, hajde vëllaçko ka plot, dërgo Lymën të vijë t’i marrë. Po deshe t’i biem me arka, ja kamioni plot. Mos të mundohesh fare t’i biesh.

Të fala e përshëndetje nga Roskoveci”!

Exit mobile version