Fermeri nga Lushnja: Punojmë 20 orë në ditë, prodhimin e
Fermeri Franc Kaloshi tha në “Good Morning Albanians” se tregtimi i prodhimit mbetet një problem shumë i madh. Sipas tij prej kohësh fermerët e shesin prodhimin nën kosto.
Ai tha se shpesh fermerët janë të lënë pas dore e madje “përqeshen” për punën e tyre.
“Duke qenë se fermerët lodhen shumë dhe kanë investuar shumë në ato pak sisteme apo agregate bujqësore, e kanë të pamundur të tërhiqen. Ajo është e vetmja mënyrë jetese që ata mund të kenë sot për sot.
Fermerët punojnë rreth 20 orë në ditë dhe pjesën që e kanë pushim ose që nuk mund të punojnë, ata janë të detyruar të qëndrojnë pranë fermave të tyre, sepse ferma kërkon që ti të jesh aty në rast rreziku”,-tha fermeri.