Festat e fundvitit, mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës

1015 pasagjerë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në portin detar të Vlorës me një prej trageteve të linjës i cili kryen itinerarin Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Pasagjerët janë emigrantë të rikthyer në atdhe për festat por nuk mungojnë as turistë të huaj që do t’i kalojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në Shqipëri.

Kjo e diel shënon ditën me fluksin më të lartë të dhjetorit. Së bashku me pasagjerët kanë mbërritur edhe 176 automjete dhe 10 autobusë.

Fluksi për festat e fundvitit në Vlorë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Exit mobile version