Përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale rezulton në shifra shqetësuese për qytetin e Fierit. Vetëm përgjatë vitit 2024 për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë 100 të mitur.
Psikologia Krisalda Sauli rendit një sërë faktorësh që ndikojnë në përfshirjen e të miturve në aktivitete të paligjshme, duke vënë theksin kryesisht te mungesa e komunikimit në familje.
Psikologia Sauli pohon se grupmosha më delikate është 13- 18 vjeç, ndërsa procesin e riintegrimit në shoqëri e sheh si tepër të vështirë, duke iu referuar edhe rasteve konkrete të ndjekura nga vetë ajo.
Ndërkohë në statistikat e Policisë Fier për vitin 2024 për përfshirjen e të miturve në veprimtari të paligjshme kryeson drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi me 44 raste, por shqetësuese mbeten edhe të dhënat e përfshirjes së adoleshentëve në krime kundër shëndetit, pasurisë dhe narkotikëve.