Fieri është tronditur sot nga një vrasje që kë ndodhur rreth orës 11:00. Sipas burimeve, vrasja ka ndodhur në Sheq, në hyrje të qytetit të Fierit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, Shkëlzen Kastrati, rreth 40 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri në një atentat.
Mësohet se Kastrati, i cili lëvizte me një automjet tip “Benz ML” me ngjyrë të zezë është qëlluar me armë zjarri te rrethrrotullimi i Sheqit dhe ka humbur jetën. Atentati është kryer nga një makinë, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”. Dyshohet se viktima është qëlluar më dy plumba.
Pas të shtënave, automjeti që drejtohej nga Kastrati është përplasur me një tjetër makinë.
Një automjet është gjetur i djegur në bajpasin e Fierit pas vrasjes, pranë zonës ku po ndërtohet spitali i ri rajonal.
Automjeti që përdori autori në atentat është gjetur i djegur te “Mbikalimi i Baltzës” afër vendit ku po ndërtohet spitali i ri.