Fijet që i lidhin me krimin Veliajn dhe Gjiknurin, kryebaroni është Rama

Gjiknuri dhe Veliaj kanë rënë tashmë në rrjetën e krimit. Këta e zbardhin edhe dosjet zyrtare të Prokurorisë, por edhe shërbimet partnere. Provat janë në duart e drejtësisë, por ajo është e kapur prej kryebaronit të krimit në qeveri dhe e ka të pamundur që të veprojë. Basha ka denoncuar me emra aferat e tyre dhe lidhjet me krimin në seancën e sotme në Parlament.
Denoncimi i Bashës në Parlament
Kemi Damian Gjiknurin, të regjistruar në çështje penale në Dibër, duke bërë pazare me kriminelët për vota, vazhdon ministër dhe deputet.
Kemi Dakon e 339-s, ku ka dalë vetëm maja e ajsbergut.
Kemi, ndonëse jo në këtë sallë, shkëlqesinë e tij, Saimir Habilajn.
Kemi vetë Erion Velinë, çertifikuesin e pastrimit të parave të pista në bashkinë e Tiranës, dhe natyrisht
Kemi kreun e kësaj pune, ai (Edi Rama) që i mban të gjithë bashkë, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt në kontaktin më intensiv dhe më të shtrirë me kriminelet e Shqipërisë se gijthë këta që përmenda marrë së bashku e se çdokush tjetër në 28 vite.
Pra, kjo është gjendja. Dhe, padyshim, kjo aleancë e ngushtë e Edi Ramës me krimin është faktori kryesor ekonomik, social dhe shpirtëror të Shqipërisë.
Masa që propozojmë sot është një masë tërësisht proporcionale me gjendjen. Nuk mund të ketë e nuk do të ketë sukses asnjë reformë pa e ndarë politikën nga krimi. Nuk mund të ketë sukses reforma në drejtësi, kur të gjithë këta që përmenda kanë një dhe vetëm një qëllim: të paralizojnë institucionet e drejtësisë. T’i kapin e t’i përdorin për të shkatërruar hetimet, provat dhe dosjet e tyre hetimore.
Kjo po ndodh me KLGJ/KLP.

Kjo po ndodh me procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Të paktën 14 gjyqtarë e prokurorë që duhet të ishin flakur nga procesi ivetingut, sepse kanë liruar vrasës, kanë liruar trafikantë, kanë fallsifikuar pronat e janë zhytur në korrupsion, sot, jo vetëm janë kalues në procesin e vetingut, por disa prej tyre janë anëtarë të KLGJ dhe KLP.
Nuk do të ketë sukses pra asnjë reformë, aq më pak reforma zgjedhore.
Reforma zgjedhore do të mbetet në letër, sa kohë që shqiptarëve një drejtësi e reformuar nuk u ka treguar akoma një politikan të korruptuar, një politikan të lidhur me krimin për ta çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave.
Shqiptarët e kuptojnë fare mirë:
Pa ndarjen e politikës me krimin pasuritë e tyre do të vazhdojnë të grabiten në të njëjtën mënyrë siç i grabit sot Edi Rama me një grusht oligarkësh.
Pa ndarjen e politikës nga krimi dyert e Europë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura.
Në fakt, ky është edhe plani, sepse, siç e tha fare qartë edhe një nga përfaqsuesit më të lartë gjermanë të politikës vetëm 3 ditë më parë, ndryshe nga ç’u pretendua këtu, vetingu i politikanëve duhet të bëhet, duhet të bëhet siç e ka rekomanduar Venezia, me dialog mes partive politike, bazuar në qëllimin legjitim që ka paraqitur PD.

E pra, ja ku jemi! Venezia i ka hapur dritën jeshile dhe ju ka kërkuar ju, që jeni shprehur me gojën e Edi Ramës që javën e parë kundër vettingut në politikë, të uleni dhe, së bashku me PD, bashkë me opozitën, të punoni që ligji për vettingun e politkanëve të votohet me dialog e me konsensus nga kjo sallë.
Pretendimi se kjo ndërhyrn tek reforma në drejtësi është po kq idiot sa pretendimi se një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën qenka antikushtetuse.
Nuk do të merrem me këtë se jam marrë mjaft, kur zhvilloja seminare me studentët e vitit të parë, semestri i parë Juridik, por është e turpshme që kjo vjen nga goja e Ministres së Drejtësisë.
Këta nuk e duan vetingun për një arsye të thjeshtë. Për shumë prej tyre kjo do të thotë fundi i karrierës politike, por për Shqiprinë ky është fillimi i çlirimit të parlamentit, qeverisjes, zgjedhjeve dhe ekonomisë.
Ndaj sot, dua t’ju bëj këtë apel të fundit që ta kalojmë këtë test moral, ta kalojmë këtë vetting në vetëvete që është vota e sotme, këta që janë në të majtë, të bashkohen me ne për të votuar amendamentet kushtetuese, duke iu dhënë mundësinë, që propozimet për ligjin e vetingut t’i bëjnë vetë.
Ne do t’i votjmë me një kusht: që të kenë miratimin e Komisionit të Venezias.
Të gjitha t’i bëjnë vetë: mekanizmin e vetingut, proporcionalittein dhe çdo masë tjetër do të pranojmë siç do ta propozoni ju, nëse ju votoni sot amendamentin kushtetues, me një kusht, që propozimet tuaja të marrin miratimin e Komisionit të Venezias.

Artikulli paraprakBasha zbardh biznesin me krimin të Ahmetajt
Artikulli tjetërDhunimi i studentëve, reagon Berisha: Si Alia në ’90 që i goditi pabesisht