Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj që drejtoi këtë dikaster maj-gusht 2017, ka reaguar mbi skandalin e përgjimeve italiane për trafikantët e drogës, ku doli dhe emri i Saimir Tahirit. “Ata kanë pasur njerëzit e tyre në institucione”, thotë Demiraj. Demiraj shkruan se ka denoncuar me fakte veprimtarinë korruptive në qendrën e radarëve dhe bashkëpunimin me trafikantët dhe se shumë operacione të nisura gjatë periudhës së drejtimit të ministrisë prej tij, përfundonin pa rezultat për shkak të fikjes së radarëve. Ai thotë se e vërteta e skandaleve në Policinë e Shtetit dhe atyre që mundësuan trafikun e drogës dhe korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes do të dalë së shpejti. Ndërkohë në një postim në Facebook, Demiraj shprehet: Prej tre vitesh në detyra të ndryshme edhe si ministër i Brendshëm kam denoncuar me fakte veprimtarinë korruptive dhe kriminale me qendrën e radarëve dhe bashkëpunimin e trafikantëve. Në shumë raste operacionet policore, nën drejtimin e tim, përfundonin pa rezultat për shkak të fikjes së radarëve në QNOD. Përgjigjet e klanit Habilaj njoftojnë se ata kanë pasur njerëzit e tyre në institucione. E vërteta do të dalë së shpejti në dritë të diellit dhe do të verboi politikën e korruptuar. Kjo histori fillon në muajin tetor 2013 me tenderin e mirëmbajtjes së radarëve, moskryerjen e shërbimeve në to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantët e Forcave Detare (nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes) gjë që çoi në ngritjen e autostradës së drogës në Adriatik. Në cilësinë dhe përgjegjësine e shtetarit, kam ndarë çdo shqetësim dhe informacion me partnerët strategjikë të vendit në mënyrë që të parandalonim një ditë këtë skandal. E vërteta e skandaleve në Policinë e Shtetit, atyre që drejtuan dhe mundësuan trafikun e drogës, korrupsionit dhe lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes do të dalë së shpejti dhe fajtorët do të përgjigjen para ligjit.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...