Koha dhe hapësira mund të përkulen dhe të shformohen. Nevojitet një sasi e madhe materieje dhe energjie, për të krijuar shformime të tilla, por teorikisht, ato janë të mundura. Në rastin e “vrimës së krimbit”, kopja krijohet duke përkulur strukturën e kohë-hapësirës. Kjo i ngjan palosjes së një cope letër me dy shenja lapsi, të bëra mbi të, të cilat janë analoge me dy pika në kohë-hapësirë. Vija midis tyre tregon distancën nga njëra pikë në tjetrën, në një kohë-hapësirë normale.
Realizmi fizik është pikëpamja se bota fizike që ne shohim është e vërtetë dhe ekziston në vetvete, e vetme.
Shumica e njerëzve mendojnë se kjo është e vetëdukshme, por realizmi fizik është përballur me faktet e fizikës deri para disa kohësh. Paradokset që kanë habitur fizikantët e shekullit të kaluar, çudisin ende sot dhe shpresat e tyre të mëdha me teorinë e fijeve dhe supersimetrinë, nuk na kanë çuar gjëkundi.
Përkundrazi, teoria kuantike funksionon, por janë valët kuantike ato që ngatërrohen, mbivendosen dhe më pas bien në një pikë ku është fizikisht e pamundur – ato duhet të jenë “imagjinare”. Pra, për herë të parë në histori, një teori e asaj që nuk ekziston po që parashikon me sukses se çfarë ekziston, por si jorealja mund të parashikojë realen?
Realizmi kuantik nuk është si filmi “Matriks”, ku bota tjetër që krijonte tonën ishte gjithashtu fizike. Dhe asnjë ide e një truri nën eksperiment, pasi ky virtualitet ishte në lojë shumë kohë para se të mbërrinte njerëzimi. Nuk është as edhe një fantazmë që botët e tjera modifikojnë tonën –bota jonë fizike është fantazma. Në realizmin fizik, bota kuantike është e pamundur, por në realizmin kuantik bota fizike është e pamundur – përveçse në një realitet virtual- sikurse e tregojnë edhe shembujt që paraqiten më poshtë.
Realizmi fizik: Gjithkush ka dëgjuar mbi Big Bengun, por nëse universi fizik gjendet i gjithi atje, si filloi ai? Një univers i plotë në përgjithësi s’duhet të ndryshojë, përderisa nuk ka se ku mund të shkohet apo prej nga të vihet dhe asgjë tjetër që mund të ndryshojë atë. Megjithatë, në vitin 1929, astronomi Edvin Habëll zbuloi se të gjitha galaktikat janë duke u larguar prej nesh, duke nënkuptuar një Big Beng që ka ndodhur në një pikë në hapësirë-kohë rreth 14 miliardë vjet më parë.
Zbulimi i rrezatimit me sfondin kozmik rrotull nesh (i parë si statik në ekranet tona televizive) konfirmoi që jo vetëm tërë universi ynë ka filluar në atë pikë, porse hapësira dhe koha e tij filluan në atë moment. Tani, një univers që filloi dhe që ka ekzistuar para krijimit të vet për të bërë veten, çka është e pamundur ose ajo është krijuar nga diçka tjetër.
Është e pamundur që një univers i plotë të fillojë në vetvete, nga asgjëja. Megjithatë sado e çuditshme, kjo është ajo që besojnë sot shumica e fizikantëve. Ata sugjerojnë se ngjarja e parë qe një luhatje kuantike e vakumit (në mekanikën kuantike, një palë grimca dhe antithërrmija dihen se hidhen brenda dhe jashtë ekzistencës). Por në rast se materia kërcen thjesht jashtë hapësirës, prej nga ku kërcen hapësira?
Si mund të krijojë hapësirë një luhatje kuantike në hapësirë? Si mundet që vetë koha të ketë një fillesë. Realizmi kuantik: Çdo realitet virtual nis me një ngjarje të parë, që edhe ajo fillon në hapësirën dhe kohën e vet. Në këtë këndvështrim, Big Bengu ndodhi kur filloi universi ynë fizik, duke përfshirë edhe sistemin e tij operativ të hapësirë-kohës. Realizmi kuantik sugjeron se Big Bengu qe realisht një “grisje” e madhe.
Universi ynë ka një shpejtësi maksimale
Realizmi fizik: Ajnshtajni arriti në përfundimin se asgjë nuk udhëton më shpejt se sa drita në një vakum nga ajo se si sillet bota jonë dhe kjo është cilësuar më pas si një konstante universale, por nuk është e qartë se pse ky është rasti. Për rrjedhojë: “shpejtësia e dritës është konstante, pasi është e tillë dhe për shkak se drita nuk është e përbërë nga asgjë e thjeshtë”. Për t’iu përgjigjur pyetjes “Pse gjërat s’mund të lëvizin gjithnjë e më shpejt?” me përgjigjen “Pasi vështirë se është e kënaqshme. Drita ngadalëson në ujë apo xham dhe kur ajo lëviz në ujë ne themi që e mesmja është uji dhe kur lëviz në xham themi se e mesmja është xhami, por kur ajo lëviz në hapësirë boshe ne biem në heshtje.
Si mundet që një valë të mos lëkundë asgjë? Nuk ka asnjë bazë fizike që drita të lëvizë në një hapësirë të zbrazët, lere më pastaj të përcaktohet si shpejtësia më e madhe e mundshme. Realizmi kuantik: Në rast se bota fizike është një realitet virtual, ajo është produkt i përpunimit të informacionit. Informacioni përcaktohet si një zgjedhje nga një grup i caktuar, në mënyrë që edhe përpunimi ndryshues të jetë i fundëm dhe në fakt bota jonë rifreskohet në një normë të caktuar.
Një procesor superkompjuteri rifreskohet 10 katrilionë herë në sekondë dhe universi ynë rifreskohet një trilion herë më shpejt se kaq, por parimi është i njëjtë. Ashtu si një imazh në ekran ka piksela dhe një normë rifreskimi, po ashtu edhe bota jonë ka gjatësinë dhe kohën plank. Në këtë skenar, shpejtësia e dritës është më e madhja, sepse rrjeti nuk mund të transmetojë ndonjë gjë më të shpejtë se sa një piksel për cikël – gjatësia plank pjesëtuar me kohën plank ose rreth 300.000 kilometra në sekondë. Shpejtësia e dritës duhet të quhet realisht shpejtësia e hapësirës.
Koha jonë është e lakueshme
Në paradoksin e binjakëve të Ajnshtajnit, njëri prej tyre udhëton në një raketë me një shpejtësi të përafërt me atë të dritës, duke u kthyer një vit më vonë dhe gjetur vëllanë e tij binjak një plak në moshën 80-vjeçare. Asnjë nga binjakët nuk e dinte se koha ecte ndryshe nga njëri-tjetri dhe asnjëri nuk pati një rrahje zemre më pak, por jeta e njërit thuajse kishte mbaruar dhe ajo e tjetrit qe vetëm në fillim.
Kjo ngjan si diçka e pamundur në një realitet objektiv, por koha në fakt ngadalësohet për grimcat në lëvizje. Në vitet 1970, shkencëtarët vendosën orë atomike në avionë në të gjithë botën, për të provuar nëse ato punonin më ngadalë se ato të sinkronizuara në Tokë. Por si mundet që koha, arbitrja e çdo ndryshimi, të jetë vetë subjekt i ndryshimit?
Realizmi kuantik: Një realitet virtual do të jetë subjekt i kohës virtuale, ku secili cikël procesual është një “tik”. Çdo lojtar e di se kur kompjuteri merr me vonesë komandat– koha e lojës ngadalëson nën ngarkesë. Ngjashëm, koha në botën tonë ngadalëson me rritjen e shpejtësisë ose pranë objekteve të mëdha, çka sugjeron se ajo është virtuale. Pra, binjaku në raketë plaket vetëm një vit për shkak se të gjithë ciklet e proceseve që ndodhin në trupin e tij bllokohen, duke e lejuar atë të kursejë. Ajo çfarë ndryshoi ishte koha e tij virtuale.
Hapësira jonë është e lakuar
Sipas teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, Dielli mban Tokën në orbitë përmes lakimit të hapësirës rreth saj, por vetë hapësira si mund të lakohet? Sipas përcaktimit, hapësira është ajo në të cilën ndodh lëvizja, prandaj që një hapësirë të lakohet duhet të ekzistojë në një tjetër hapësirë, çka përbën një regresion të pafund. Në qoftë se materia ekziston në hapësirën e asgjëje, që ajo të lëvizë (apo lakohet) është e pamundur.
Një kompjuter “jo në punë” nuk është realisht i tillë, por është i zënë me përpunimin e asgjëje dhe hapësira jonë mund të jetë e njëjtë. Në efektin e Kazimirit, vakumi i hapësirës ushtron një presion mbi dy pllaka të sheshta që ndodhen pranë njëra-tjetrës. Fizika bashkëkohore thotë se grimcat virtuale kërcejnë nga askund për të shkaktuar këtë, por në realizmin kuantik hapësira boshe është në përpunim e sipër dhe kjo do të sjellë të njëjtin efekt. Dhe hapësira si një rrjet përpunimi, mund të paraqesë një sipërfaqe tridimensionale, e aftë për t’u lakuar.
Ngjarja e rastësishme
Në teorinë kuantike, rënia kuantike është e zakonshme, kështu që një atom radioaktiv mund të emetojë një foton sa herë që dëshiron. Një ngjarje rastësore, është ajo që nuk ka asnjë histori fizike paraprake që e shpjegon. Teoria kuantike gjithashtu thotë se një ngjarje fizike kërkon “rënie rastësore të funksionit valor”, kështu që çdo ngjarje fizike ka një element rastësor!
Për t’u përballur me këtë rrezik për përparësinë e shkakësisë fizike, në vitin 1957 Hjuxh Everet propozoi teorinë e shumëbotëve, ideja e patestueshme që çdo zgjedhje kuantike lind një univers të ri, prandaj çdo opsion ndodh diku në një “multivers”. Për shembull, nëse keni zgjedhur të hani tost për mëngjes, natyra krijon një tjetër univers ku ju kishit pjeshkë dhe krem.
Fillimisht kjo u duk si qesharake dhe në fakt është, por fizikanët sot preferojnë këtë përrallë fizike ndaj opsioneve të tjera, për shkak se ajo zbeh makthin e rastësisë. E megjithatë nëse zgjedhjet kuantike krijojnë universe të reja, nuk është e vështirë të shihet se “universet do të tuboheshin në norma, që tejkalojnë të gjitha konceptet e pafundësisë”.
“Fantazia e shumëbotë jo vetëm fyen briskun e Okamit, por e suprimon atë. Aktualisht, multiversi është thjesht një rimishërim i orës së vjetër dhe përkryershmërisht të parashikueshme të universit, të cilën e hodhi poshtë teoria kuantike e shekullit të kaluar. Teoritë e rreme nuk vdesin, ato bëhen teori mumje. Realizmi kuantik: Procesori në një lojë online mund të gjenerojë një vlerë rastësore për të dhe bota jonë mund të jetë e njëjtë. Pra, ngjarjet kuantike janë rastësore për ne, pasi ato përfshijnë veprimet e klientit-server që nuk ka qasje në të. Rastësia kuantike ngjan e pakuptimtë, por ajo luan të njëjtin rol në zhvillimin e materies si rastësia gjenetike në evolucionin biologjik.
Eksperimenti i dy të çarave
Mbi 200 vjet më parë, Tomas Jang kreu një eksperiment që habit edhe sot fizikantët – ai lëshoi dritën përmes dy të çarave paralele për të përftuar modelin e një ndërhyrjeje në një ekran. Vetëm valët e bëjnë këtë, kështu që një grimcë drite (foton) duhet të jetë një valë. Por drita godet gjithashtu ekranin në një pikë dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse një foton është një grimcë.
Për të mësuar më shumë, fizikanët dërguan një foton në një kohë nëpërmjet të çarave të Jangut. Një foton dha pikën e pritshme të grimcës, por shpejt ndërtoi një model ndërhyrje, ndikimi më i mundshëm i të cilës gjendej prapa pengesës tek e çara! Efekti është i pavarur nga koha – kështu që kur një foton kalon vrimën, jep çdo vit të njëjtin model.
Çdo foton nuk mund ta dijë se ku mund të godasë tjetri, pra si ndërtohet ky model? Detektorë të vendosur në njërin ose të dyja të çarat, për të parë se ku shkon fotoni, thjesht zhdukën gjysmën e kohës – një foton kalon gjithmonë nga një e çarë apo tjetra dhe asnjëherë tek të dyja. Në një komplot të heshtur, një foton fizik është një grimcë kur e hohim dhe një valë kur nuk e shohim.
Fizike e sotme e quan këtë misteri i dualitetit valë-grimcë, një fakt i shpjegueshëm “shumë i pazakontë” vetëm nëpëmjet ekuacioneve ezoterike të valëve joekzistente. Megjithatë ne të gjithë e dimë se pikat e grimcave, nuk mund të përhapen si valët dhe se përhapja e këtyre të fundit s’mund të jetë një pikë e grimcave.
Teoria kuantike e shpjegon eksperimentin e Jang me valët fiktive që kalojnë nëpër të dyja të çarat, ndërhyjnë tek njëra-tjetra dhe më pas bien në një pikë mbi ekran. Kjo funksionon, por valët që nuk ekzistojnë s’mund të shpjegojë se çfarë e bën të ndodhë.
Në realizmin kuantik, një program fotoni mund të përhapë segmente në rrjet si një valë dhe pastaj të riniset në një pikë kur një nyje mbingarkohet dhe riaktivizohet, si një grimcë. Ajo që ne e quajmë realitet fizik është ai grup që riaktivizohet dhe që shpjegon si valët kuantike ashtu dhe kolapsin kuantik.
Për kontrast, modeli standard thotë se fotonet s’mund të përplasen, kështu që është e mundur një provë definitive e hamendjes së realitetit virtual. Kur drita e vetme përplaset në një vakum për të krijuar materien, modeli i grimcave do të zëvendësohet nga një tjetër, i bazuar në përpunimin e informacionit.