Fillimi dhe fundi i Ramës

Alban DACI

Qellimi i nje pushteti ne nje vend demokratik eshte qe qeveriset se bashku dhe eshte ne sherbim te publikes. Ky pushtet e ka humbur prej kohesh kete. Ne kete pushtet jane te priviligjuar pasardhesit e drejteperdrejte te linjes se gjakut te elites famekeqe komuniste.

Niperit e mbesat e tyre kane monopolizuar te gjitha institucionet. Ne kete pushtet fitojne e perfitojne tendera vetem pjesetaret e kesaj linje gjaku ose sherbetoret e tyre te quajtur PPP. 2. Te gjithe vemendjen e problemet e vendit duan t’i minimizojne ne menyre absurde vetem tek emri Basha.

Shkrimin gabim (jo korrekt ne anen gjuhesore) te pankartes ne protesten e djeshme, qe duhet pare nese eshte bere qellimisht ose nese ka ndodhur padashje, e lidhen me Bashen. Basha eshte kryetar i PD e nese nuk do te jete me nje dite, ju garantoj se do te dalin mijera Bashe te tjere.

Sot, kemi nje popull te tere qe zien nga pakenaqesia e Rama s’mund ta shpetoje jetegjatesine e tij politike duke u justifikuar perballe Bashes. Shqiptaret nuk e duan e me dhe Rama e ka humbur besimin e tyre dhe largimi i tij eshte çeshtje kohe e mbi te gjitha eshte nje beteje e eger mes qytetareve te lire e pushtetit te eger.

Ne fund historia ka treguar se Luigji XIV u ekzekutua ne gijotine, Sadami u var ne litar e Gedafi pasi u masakrua nga turma e pakenaqur u vra me armen e tij nga nje adoleshente. 3. Rama mund te pervetesoj muret e institucioneve, logot e tyre, por nuk mund te pervetesoj sovranitetin qe buron drejteperdrejte nga Qytetaret. Pushteti dhe karriera e çdo kujt jane te perkohshme, kauzat jane te perhershme.

Rama nuk mund e nuk do te jete i perhershem ne Pushtet. Kjo eshte e sigurt! 4. Ne mbajtjen me çdo kusht te pushtetit te Rames, nje numer i konsiderueshem i sherbetoreve te tij kane kryer e vazhdojne te kryejen vepra penale duke filluar nga radhet e KQZ e deri tek polici qe ushtron dhunon tek qytetaret.

Te gjjthe do te perballen me ligjin me tu kthyer normaliteti. 5. Pushteti me i eger ne Bote ka pasur nje fillim e nje fund si çdo fenomene njerezore. Edhe ky i Rames eshte drejte fundit. Prandaj, mos abuzoni e mos e keqperdorni pushtetin ne emer te liderit, sepse nje fund i keq ju pret.

Zemerimi i nje populli te shtypur, tallur e frustuar eshte shume me i rende se sa vete forca e pushtetit abuzues. 6. Nuk ka qeverisje apo pushtet mbi metoden e frikes dhe frikesimit te qytetareve. Frika akumulon urrejtje dhe urrejta e akumuluar per shume kohe konvertohet ne dhune dhe rebelim.

Rebelimi i sovranit eshte i pandalshem nga çdo pushtet. 7. Maksimalizimi i nje pushteti shenon edhe renien e tij tragjike. Kemi ne fizike ligjin e bymimit apo ne kimi “piken e ngopjes”! Kur nje pushtet ka gjithçka shpejt humbe çdo gje! Nga Alban Daci

Exit mobile version