Azgan Haklaj
Ajo që po ndodh në Beograd është sinjali më i qartë i materializimit të urrejtjes qytetare të akumuluar ndër vite nga autokracia, babëzia korruptive dhe limitimi i demokracisë.
Himleri i Sllobodan i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç është në grahmat e fundit dhe thuhet se ka prenotuar apartamente në lagjen luksove të Moskës ku përjeton arratinë Bashar Al Asad.
Ky mostër politike mendoi për shumë vite e dekada të gënjejl e dezorientojë faktorin euroatlantik ndërkohë që jo vetëm bindja e orientimi por e gjithë strategjia e tij deshmon të jetë filoruse jo vetëm në Serbi por dhe në rajon.
Heshtja e perëndimit ndaj destabilizimit të Serbisë nga levizja jo vetëm rinore -studentore por dhe akademike tregon se “muaji i rrejshëm i mjaltit” i Vuçiç-it me botën demokratike po merr fund.
Ngjarjet në Serbi, Bosnje e Mal të Zi si dhe inkurajimi prej tij i faktorit shovinist sllavo-maqedonas tani është interceptuar e dekriptuar në kancelaritë euroatlantike.
Në pamje të parë duket sikur kjo situatë i shkon për shtat faktorit shqiptar në Ballkan.
Mirëpo ndodh si jo rrallë në histori që fatkeqësisht Kombi ynë prodhon Hamzallarë të tipit Albin Kurti që turbullojnë ujrat e kaltërta të ardhmërisë sonë nacionale.
Ky demagog i paparë ndonjëherë po demonton njohjen e integrimin e mëtejmë të Kosovës.
Ai jo vetëm harroi premtimet e përbetimet por shkeli hapur kodin njerëzor e zakonor shqiptar duke tërhequrr “besën” për psudokauzat me të cilat u servir tash sa vite, se kinse po luftonte me idealizëm për bashkim kombëtar.
Ai jo vetëm “harroi” por tinëzisht e djallëzisht i është qasur politikës së ngatërresave kombëtare me Shkupin, Tiranën, Preshevë-Bujanovcin e Podgoricën,.
Ai tronditi deri në rrezik shembjeje themelet e miqësisë me të madhe e të fuqishme të Kombit tonë me SHBA-të.
Do të mjaftonte vetëm ky fakt tashmë i dalë në dritë dhe deklarativisht nga Washingtoni që data 9 shkurt të duket shumë larg për ta shporrur me votë përjetësisht nga pushteti.
Derexheja ku e çoi Kosovën jo vetëm ekonomikisht pa asnjë vizion por dhe politikisht ndërkombtarisht është arsye madhore e pa sinonim që ai dhe banda e tij neomarksiste të atrofizohet plotësisht.
Sanksionet e rënda që tash sa vite ai po ia servir Kosovës duhet të kthehen nga votuesit në trevën dardane në sanksione nominative elektorale për Albin Kurtin dhe çetën e demagogëve megalomanë e të papërgjegjshëm.
Opozita në Kosovë sot e deshmuar për euroatlantizmin dhe kontributin real poltik e ushtarak në ato troje është e besuashme, programore dhe me kapacitete politike e intelektuale për ta shëruar situatën.