Fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna e sotme.

Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë zbatimi i tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.1 euro pa TVSH.

Sipas njoftimit, kjo tarifë do të rishikohet çdo vit, duke u përshtatur me luhatjet e kursit të këmbimit.

Aksi Thumanë-Kashar, me një gjatësi prej 30 km, u përfundua në verën e vitit të kaluar.

Artikulli paraprakDëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës: Në Spaç, ishte një i burgosur në shërbim të tyre! Për shumë vite, duke shëtitur në vende të Europës ku gjendeshin shqiptarë, kishte rekrutuar…
Artikulli tjetërNdryshon mosha e daljes në pension, nga janari për gratë 61 vjeç e 10 muaj, rritet vjetërsia në punë për burrat