Simone Inzagi është duke bërë epokë tek Interi. Ka një para dhe një pas në kampin zikaltër, kur në verën e vitit 2021 Antonio Konte u largua nga pankina pasi fitoi titullin kampion.
Riktheu titullin kampion pas 11 vitesh në Milanon zikaltër dhe në mënyrë befasuese iku. Simone ka rikthyer qetësinë në fushë dhe jashtë saj duke marrë rezultate impresionuese duke thyer rekord pas rekordi. Dhe mbi të gjitha, trajneri italian ka ditur që të vlerësojë dhe t’i shndërrojë në diamante futbollistët që ka pasur në dispozicion. Marota i blen dhe Simone iu rrit vlerën. Ky është koncepti që me pak fjalë i ka dhënë besim këtij grupi dhe politika e ndjekur në merkato.
Disa shembuj? Onana erdhi ne kosto zero dhe u shit për 50 milionë te Mançester Junajtid. I njëjti diskutim vlen edhe për Turamin që sot kushton 85 milionë euro. Pa harruar edhe disa të tjerë si Bisek dhe Augusto. Gjermani erdhi për 7 milionë dhe sot ka vlerën 30-40 milionë euro. Braziliani ndërkohë u ble për 13 milionë, por sot kushton trefish. Ndërkohë që edhe bërthama e skuadrës si Dimarko, Bastoni, Barela dhe Lautaro.
Kur Inzagi mori drejtimin e skuadrës, Dimarko kushtonte 18 milionë, ndërsa tani vlen 60 milionë euro. Bastoni sot është shndërruar mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, ndërsa Barela e ka përmirësuar vlerën e tij me 10 milionë. Edhe Lautaro kushton 95 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 ishte 75. Puna e Inzagit është e dukshme dhe shumë e rëndësishme, ku përveçse arrin të fitojë tituj, di shumë mirë që të përmirësojë edhe ekipin që ka në dispozicion në të gjitha aspektet. Një filozofi që po funksionon në mënyrë të përkryer, por këtë sezon duhen patjetër trofe.