Financial Times: Po vlerësohet mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO nëse Kievi i dorëzon disa territore Rusisë

Ndërkohë që lufta ka hyrë në ditën e 956, Ukraina dhe aleatët e saj me sa duket po vlerësojnë një kompromis të mundshëm që përfshin “hyrjen e Kievit në NATO në këmbim të disa territoreve të pushtuara nga Rusia”.

 

Kështu raporton Financial Times, e cila shkruan se “nuk ka konsensus në Këshillin e BE-së  për një zgjatje kohore në rinovimin e sanksioneve ndaj aseteve të Bankës Qendrore Ruse”.

Marrëveshja është thelbësore për të siguruar që SHBA të marrë pjesë me një shumë prej 20 miliardë dollarësh në huanë për Ukrainën e vendosur në kuadër të G7, por kjo kundërshtohet nga Hungaria.

Gjatë vizitës së tij në Kiev, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte bëri të ditur se ishte pro hyrjes së Ukrainës në Paktin Atlantik.

Ndërkohë Volodymyr Zelensky ka kërkuar dërgimin e armëve me rreze të gjatë: “Pa mjete të caktuara dhe mundësinë e përdorimit të tyre, ne nuk mund ta ndalojmë Rusinë”.

Exit mobile version