Fiorentina mendon seriozisht për Giovanni Simeonen. Klubi vjollcë pritet të humbasë disa prej yjeve këtë sesion të merkatos dhe detyra e Drejtorit Sportiv, Corvino është të gjejë zëvendësuesit e denjë të tyre. Për sulmuesin argjentinas oferta e parë ishte 17 mln euro, por e refuzuar nga Genoa dhe tashmë do të bëjnë një tjetër prej 20 mln euro për të bindur presidentin Preziosi. Ky i fundit pretenton 25 mln euro, por gjasat janë për një akord total mes palëve.
Francesco Acerbi zyrtarizon largimin nga Sassuolo. Mbrojtësi italian deklaroi se mund edhe të shkojë në grumbullim me ekipin për sezonin e ri, por jo për të qëndruar në vitin e fundit të kontratës. 29-vjeçari sqaroi se agjenti i tij po punon për të gjetur një ekip të ri dhe se nuk do t’i vinte keq të niste një aventurë jashtë italisë. Gjasat janë që për 7-8 mln euro Acerbi të transerohet te Zeniti i Roberto Mançinit.