Firmoset emërimi i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ja kush do ta zëvendësojë Ardi Veliun

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Gledis Nano do të zëvendësojë në këtë post Ardi Veliun, i cili u largua dje nga kjo detyrë.

Emërimi i tij erdhi si propozim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ndërsa sot është miratuar nga Këshilli i Ministrave, me firmë nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj, pasi Edi Rama ndodhet në Slloveni.

Së fundi, Nano ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Pas largimit të Veliut reagoi djhe edhe Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaro se, në krye të Policisë së Shtetit sot ka një bandit më pak. “Ardi Veliu ka qenë çdo ditë në shërbim të grupeve kriminale dhe rrjeteve të caktuara të trafikut ndërkombëtar të drogës. Largimi i tij është i detyruar, pavarësisht rezistencës së gjatë të Edi Ramës”, tha ndër të tjera Bardhi.

Exit mobile version