Firmoset masa e “arrestit në shtëpi” për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Erion Veliaj ndodhet jashtë vendit

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme  është firmosur masë sigurie ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa është vendosur masa e ‘arrestit në shtëpi’.

 

Por masa e sigurisë nuk është ekzekutuar, pasi mësohet se bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa prej dy ditesh ndodhet jashte vendit, konkretisht ne Romë.

Kujtojmë që në dhjetor Prokuroria e Posaçme sekuestroi  telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ushtroi kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.

Po ashtu masa sigurie janë edhe për Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Artikulli paraprakJa se si Basha e parashikoi arrestimin e shpejtë të Veliajt
Artikulli tjetërArrestimi i Veliajt, GJKKO jep masa sigurie edhe për 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha