Nga Fitim Zekthi
Kur ke lekuren tende ne loje
Rama nuk ka qenë kurrë një njeri që ka respect për ligjin. AI gjithnjë ka mednuar se ai e zotëron të vërtetën dhe të drejtën dhe kësisoj vetëm ai e vendos nëse ëhstë diçka e drejtë apo e ligjshme. Po përmendim vetëm një shembull. Në vitin 2013 ai rrëzoi me akt normative me vendim qeverie (edhe me miratimin e LSI_së) ligjin për Statusin e Nëpunësist Civil, një ligj organic që miratohet me jo më pak se 60% të votave. Në Gjykatën Kushteteuse këshilltarja e kryeministsrit Rama kur u pyet nga kryetari i Gjykatës nëse mund të rrëzohet një ligj që kërkon shumicë të cilësuar me akt normative u përgjigj se ata mendonin se me akt normative mund të rrëzohej edhe kushtetuta. Kq sa për Ramën. Veliaj është gjithashtu e njëjta shkollë. Ai thirri njerz dhe organizoi një protest në oborrin e gjykatës në Tiranë kur po gjykohej një çështje m,bi dis aleje ndërtimi tel Liqeni. Ai mendonte se protesta ndj gjykatës në oborrin e gjykatës ëhstë një mjet që bën drejtësi. Kjo është diçka më e rëndë se sa ajo që ka ndodhur me kuptimin kominist apo fashsist për dejtësinë.
Brenda kësaj logjike, kësaj sjelljeje sot Rama dhe Veliaj sulmojnë gjykatën, protestojnë para gjykatës, shantazhojnë gjykatën. Brenda kësj logjike ata thonë që gkykata hoqi kryetarin, hoqi njeriun e zgjedhur nga gjysëm milioni votues. Kjo është çmenduri. Gjykata mund të heqë dikë që ka edhe miliona vota. Në qoftë se thyen ligjin, në qoftë thyen ligjin, në qoftë se bën një krim nuk mund të mbrohesh se je zgjedhur nga njerëzit. Gjyakta nuk gjykon pozitën socilae apo politike të askujt, gkjykata është e verbër nga pozita sociale apo politike e njerëzve. Ka mijëra raste në botë me largime të tilla nga detyra. Po përmendim vetëm një. Në vitin 2017 një gjykatë në Australi dënoi me burg George Pell, cardinal I Kishës Katolike, sekretar për ekonominë I Vatikanit, pak a shumë njereiu më I rëndësiëhm pas Papës për shtetin e Vatikanit. Nuk tha njerei që gkjykata hoqi kardinalin. Kardinali më vonë u shpall i pafajshëm por jo është procedurë e gjyqësorit.
Rama duhet të na japin provat. Kjo është një tjetër çmenduri. Prokuroria nuk jep prova kryeministrit. Orokurria ia jep ato gjykatës. Qeveria nuk merret dhe as nuk detyrë të shohë apo gjykojë provat e prokurorisë. Nqs do Rama le të shohë dosjen. Vetëm gjykata gjykon nëse provat mjaftojnë apo jo. Nuk gjkykon dot Rama. Ngado që ta shohësh sjellja e Ramës dhe e PS-së është e tmerrshme. Ram ka vetëm nëj zgjidhje. Të mbledhë komisionin Xhafaj dhe të vendosë të shkrijë SPAK dhe GJKKO. Të mbledhë kuvendin dhe bashkë me PD-në të ndryshojë kushtetutën dhe ta zhdukë SPAK-un. Projekti I shkrirjes ëhstë në tavolinë. Luftën ndaj SPAK-ut në terma të tilla ka kohë që e bëjnë. Në fund Rama dhe gjithë sistemi politik I korruptuar rëndë, në çdo qelizë në këto 34 vite duan të vazhdojnë sundimin, dominimin, shkatërrimin e jetës dhe lirive të njerëzve. Duan të jenë të paprekshëm dhe SPAK po I prek, po I rrezikon, po I lemeris. Atëherë zjarrin SPAK-ut. Fytyra e vërtetë tregohet kur ke lëkurën tëndë në lojë. Kur nuk ke lëkurën tënde në lojë ëhstë shumë e lehtë të bësh sikur e do të drejtën, sikur do hetimin dhe luftën ndaj korrupsionit.