Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e re e Kosovës do të udhëhiqet nga partia Lëvizja Vetëvendosje dhe ai vetë, teksa komentoi shkurtimisht për gazetarët bisedimet për krijimin e koalicionit.
“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha shkurt kryeministri i Kosovës, sipas Telegraf.
Albin Kurti bëri komentin pasi mori pjesë në aktivitetin e Agjencisë për Barazi Gjinore, në shënim të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtarë të Gruas.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe e katërta sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.