Fitore minimale e Barcelonës ndaj Osasunas, një talent nderon katalanasit

Barcelona triumfoi 1-0 ndaj Osasunas, në ndeshjen e La Liga. Me Joao Felix të dëmtuar dhe me Ferran Torres që la fushën e lojës pas shtatë minutash, sulmi i skuadrës së Xavit hasi mjaft vështirësi në pjesën e parë.

Mysafirët provuan me kundërsulme dhe jo pak herë u shfaqën para portës së mbrojtur nga portieri Pena. Në fundin e fraksionit, Gundogan krosoi për Kounde, francezi s’u koordinua si duhet. Për të ardhur te goli, sulmuesi 18-vjeçar, Vitor Roque realizoi në portën e Osasunas në minutën e 64-të. Një gol me peshë të madhe, i pari për të në La Liga me fanellën e Barcelonës.

Të besuarit e Arrasate komplikuan ndeshjen pasi në të 67-tën Garcia mori kartonin e dytë të verdhë. Barcelona renditet në vendin e 3-të me 47 pikë, ndërsa Osasuna në vendin e 12-të me 26 pikë.

Exit mobile version