Pas startit të dobët të sezonit, me dy ndeshje të humbura në trasfertë pa shënuar asnjë gol, Villarreali shfrytëzoi maksimalisht faktorin fushë dhe fitoi 3-1 përballë Betis. Sukses me përmbysje, me Betisin kaloi në avantazh me Leon pas vetëm 11 minutave lojë.
Carlos Bacca, riktheu baraspeshën në të 32-ën. Pak pasi kronometri tregonte një orë lojë ishte Castillejo, ai që i dha avantazhin vendasve, ndërsa triumfi 3-1 i “nëndetëses së verdhë” u vulos nga talenti 20-vjeçar turk, Enes Unal, që vetëm pak minuta më parë kishte zëvendësuar Bacca-n. Në takimet e tjera të së dielës, Real Sociedad ruajti startin perfekt të sezonit dhe mbetet në krye të La Ligas me Barcelonën, ndërsa Celta Vigo gjeti fitoren e parë në këtë kampionat.