Deputeti i zgjedhur, Belind Këlliçi, ka përshëndetur banorët e pallatit nr 145 në Kombinat, për fitoren e arritur në gjykatë, kundër manipulimit të Erion Veliaj, që vendosi prishjen e pallatit të tyre.
“Përgëzoj banorët e pallatit nr. 145, në rrugën “Sokrat Mosko” në Kombinat, për kurajon civile dhe fitoren përballë manipulatorit Veliaj!
Banorët iu drejtuan Gjykatës Administrative pasi Këshilli Bashkiak Tiranë vendosi prishjen e pallatit të tyre, nisur nga një akt ekspertimi të manipuluar, ku thuhej se dëmtimet janë të rënda dhe se vlera e riparimit të pallatit është sa 72% e kostos së rindërtimit.
Ky është vendimi i tretë dhënë nga Gjykata Administrative që pengon prishjen e ndërtimeve në këtë zonë.
Do të vijoj të nxis banorët e Kombinatit të ngrenë padi kundër vendimeve bashkiake që cënojnë interesat e tyre. Nisur edhe nga fakti se janë parashikuar të shemben 23 ndërtesa të tilla”, shprehet Këlliçi.