Fitorja parlamentare e vendosmërisë së Partisë Demokratike, qeveria tërhiqet nga propozimi i saj për të përfshirë në amnisti të dënuarit për korrupsion

Duket se qeveria ka hequr dorë për të përfshirë të hetuarit nga SPAK dhe të dënuarit nga GJKKO-ja në ligjin për amnistinë penale, ashtu siç e ka kërkuar Partia Demokratike.

Në një reagim për mediat Ministri Ulsi Manja u shpreh se mazhornca kërkon që amnistia të kaloj me konsensus.

“Do e fusim në parlament kur deputetët e opozitës të jenë në sallën e parlamentit dhe do jenë ata që do e kërkojnë futjen në rend dite. Ne e kemi bërë detyrën tonë, kemi depozituar ligjin ka tre muaj. Tani është në seancë plenare, kur të bëhen gati. Do të kërkoja dhe dëshiroja që ky ligj të marrë votat e gjithë deputetëve të kuvendit. Jemi të gatshëm të ulemi për këtë amendament, por nëse qenka hataja për opozitën se do përfitojnë 1 vit ulje dënimi 3 ish punonjës policie për shpërdorim detyrë në Kukës tërhiqemi ne nuk është problem”, tha Manja.

Pavarësisht gjuhës arrogente të ministrit Manja, kjo është një tërheqje e qeverisë për të mos përfshirë në amnisti të dënuarit nga SPAK dhe GJKKO-ja, dhe padyshim është një fitore e vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë së PD për të përfshirë në amnisti qytetarët protestues.

Exit mobile version