Fixhi në histori, fiton të artën në regbi me 7 lojtarë

Ishujt Fixhi hyjnë në histori, pasi fituan medaljen e parë të artë në olimpiadë. Merita shkon pikërisht për skuadrën e regbisë me shtatë lojtarë, që mposhti në finale Britaninë e Madhe 43 me 7 në një sfidë që nuk pati shumë histori që në fazat e para të saj. Një arritje e jashtëzakonshme kjo për një shtet që ka rreth 1 milion banorë dhe që përbëhet nga 330 ishuj.
Dhe sidomos kur përballë ke një skuadër si Britania e Madhe, ky sukses merr vlerë të jashtëzakonshme. Fixhi është vendi i 149 në botë që arrin të marrë medalje në olimpiadë.
Kjo disiplinë sportive është futur për herë të parë në olimpiadë pikërisht në Rio dhe në pjesëmarrjen debutuese Fixhi arrin të shkruajë historinë. Medaljen e bronztë në regbinë me 7 lojtarë e fitoi Afrika e Jugut, që mposhti me rezultat të thellë 54-14 Japoninë.

Artikulli paraprakMurray e Nadal kualifikohen në çerekfinale
Artikulli tjetërBasket, shkëlqen Lituania, Spanja fiton me vështirësi