Fjalët e fundit të Maradonës para se të mbyllte sytë përgjithmonë!

Ditën e djeshme humbi jetën legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona. Ky lajm i trishtë u përhap me shpejtësi në mbarë botën dhe humbja e  tij na hidhëroi të gjithëve.

Maradona para disa ditësh kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditjeje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.

Mirëpo, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë  e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.

Nipi i tij, Johnny Esposito, ka rrëfyer momentet e fundit të Maradona-s, i cili ishte kthyer në shtrat pasi kishte ngrënë mëngjes.

Sipas Esposito-s, fjalët e fundit të legjendës së futbollit ishin”“Me siento mal”! (Nuk ndihem mirë)!

Artikulli paraprakNjë monstër si Rama e konsideron fatkeqësinë “mundësi të re”
Artikulli tjetërVizita e Bashës në Shkodër/ Kryebashkiakja Ademi: Zgjidhje e problemeve nesër në qeverisje…