Fjalimi i emocionues i Eriselda Zotaj-Çelaj: Fieri nuk është aty ku duhet të ishte. Të ndryshojmë

Te dashur fierake dhe fierake,
njerez te ndershem e patriote qe e doni qytetin dhe fshatin tuaj;
Iu pershendes me plot emocion nga zemra!
Une jam Eriselda Zotaj dhe sot dua tiu shpreh se jam shume e lumtur per pranine tuaj ketu, jam shume e nderuar te degjohem nga ju, jam shume e respektuar te mbeshtetem prej jush.
Nuk mund te kete nder dhe respekt me te madh sesa te jem kandidatja juaj, burra e gra te Fierit, qe me punen tuaj keni ndertuar jeten ne Fier dhe, jeni perpjekur per nje qytet sa me te jetueshem.
Vajza dhe djem qe me talentin dhe me energjine tuaj, synoni te ndertoni jeten tuaj ne Fier por edhe te kontriboni per jeten komunitare te Fierit.
Falemnderit per gjithcka i keni dhene e do ti jepni ketij qyteti.
Une si kandidate e Partise Demokratike per bashkine Fier, nuk vij tek ju vetem si profesioniste, vetem si zyrtare, vetem si perfaqesuese politike; une vij tek ju edhe si vajza juaj, si motra juaj, si bashkeqytetare e juaja, si banore e qytetit tone, Fierit.
Une vij para jush, per tiu thene se Fieri nuk eshte aty ku duhet te ishte, prandaj ne duhet ta cojme aty ku meriton te jete.
Fierin e ka shkaterruar; arroganca e zyrtareve te pushtetit qendror dhe vendor. Mendjemadhesia e tyre.
Krekosja e tyre.
Shperfillja ndaj njerezve.
Mungesa e respektit per njerezit.
Nga te gjitha ngjyrat dhe nga te gjitha partite, pa perjashtim.
Une vij para jush, per tju thene se ne sdo te jemi as arrogante, as mendjemedhenj, as shperfilles. Do te kemi respekt per njerezit, kushdo qofshin ata, pa dallime midis tyre.
Fierin e ka shkaterruar: Babzia dhe korrupsioni i politikaneve, i drejtoreve, i seksereve dhe i perfituesve nga parate e fierakeve dhe shqiptareve.
Une vij sot para jush, per tiu thene se do te dime ta menaxhojme parane publike, se sjemi te babzitur e te korruptuar, se sjemi seksere dhe perfitues.

Vij per tiu thene se do ta mundohemi ta bejme Fierin me te pasur, permes punes, permes projekteve, permes biznesit, permes gjenerimit te parase per sa me shume fierake, jo vetem per nje grup te ngushte njerezish.

Fierin e ka shkaterruar nepotizmi: zaptimi i administrates per miq, per kusherinj e per te aferm, per militante e per njerez qe marrin para per punesime, sikur shtetin ta kene prone te tyre. Zaptimi i shtetit nga partia, nga i forti, nga i pasuri me korrupsion.
Ndaj une vij para jush per tiu thene se nuk jemi zaptues. Nuk e duam qeverisjen per miq e kusherinj, ne nuk e duam administraten si biznes privat.
Fierin e ka shkaterruar: Paaftesia ne administrate. Qindra te rinj e te reja fierake, ose largohen nga Shqiperia, ose largohen nga Fieri, sepse vendet ku duhet te punesoheshin ata, i kane zene te paaftet, i kane zene ata qe jane gabimisht ne ato poste, ata qe i kane blere ato detyra, ata qe paguhen pa shkuar ne pune, sepse ndjekin partine.
Une vij para jush, per tiu thene se nuk pranojme administrate te paafte. Se do te ndertojme administrate profesionale. Se qindra vajzave dhe djemve fierake te paperfillur e te paafruar, ne do tu kerkojme te qeverisin Fierin e tyre. Do tu kerkojme te marrin ate cfare ata meritojne. Qe te na japin Fierin qe ne meritojme.
Fierin e ka shkaterruar vetebesimi socialist:
E konsiderojne Fierin pronen e tyre, bastionin e tyre te sigurt, prandaj edhe e shperfillin dhe e neperkembin.E harrojne Fierin, sepse mendojne se cfaredo qe te bejne keq, sado qe ti shkelin me kembe njerezit, ky qytet dhe keto fshatra, sdo reagojne, sepse ata ne cdo rast do te votojne Partine Socialiste. I neperkembin edhe socialistet, sepse mendojne se ka aq shume militantizem socialist, saqe edhe po tu merzitet njera pjese, iu mjafton pjesa e kenaqur.
Une vij sot para jush, per tiu thene edhe socialisteve, jemi fierake, jemi vellezer dhe motra, jemi miq e te aferm, jemi bashkeqytetare e bashkefshatare.

Kalojme ne te njejtat rruge, kurohemi ne te njejtat spitale, i cojme femijet ne te njejtat shkolla, kemi te njejtat halle e probleme.
Te mos lejojme urrejtjen dhe ndasine politike te na ndaje. Te na armiqesoje. Te na cojne ne konflikt, per te na mbajtur te percare ne varferi.

Une kandidoj per te qene kryetare e bashkise e te gjithe Fierakeve, me respekt per te gjithe, pa asnje ndasi politike.
Por perkundrazi, duke vleresuar cdo kapacitet, cdo njeri, grua, cdo burre, cdo te ri, pa marre parasysh cfare bindjesh partiake ka.
Fieri eshte i yne, dhe ne jemi te Fierit.
Ne jemi te vendosur dhe kemi kembengulje per ta mbrojtur Fierin. Ne jemi te vendosur per ta nderruar drejtimin e Bashkise Fier, jemi te vendosur per ta ndryshuar menyren si Fieri qeveriset.

Prandaj u bej thirrje te sinqert te gjithe opozitareve qe kane shkuar ne rrugen e gabuar:
Ejani bashkohuni me ne, ejani ne kete salle me plot njerez te ndershem dhe te motivuar.
Iu bej thirrje te gjithe qytetareve qe nuk angazhohen sepse nuk kane besim tek politika:
Bashkohuni me ne,
te mos e lejojme qe shkaterrimi te vazhdoje.

Politikanet e korruptuar dhe abuzues e kane shpopulluar Fierin, kane perzene rinine, kane perzene punetoret, kane boshatisur shtepite, lagjet dhe fshatrat. I kane hequr Fierit edhe Universitetin, qarkut me te madh pas Tiranes, duke e shkaterruar jeten arsimore e kulturore. E nese vazhdojne keshtu, do ta shkretojne, do ta katandisin ne fushe te shkretuar me godina te boshatisura.

Te bashkohemi e te mos e lejojme shkaterrimin e metejshem te Fierit.
Te jemi se bashku ne mbrojtje te qytetit tone, ne mbrojtje te vendit ku kemi lindur e jemi rritur, ku jetojme dhe mendojme te jetojme.

Une me ekipin tim do te ndertojme nje qeverisje bashkiake shembullore!

Parate e buxhetit te bashkise Fier nuk do ti harxhojme per rroga militantesh por do ti adresojme:

Per politikat sociale, per mbrojtjen e te varferve, per lehtesimin e vuajtjeve te te papuneve.
Per turizmin qe te sjellimin ne Fieri para dhe te kete me shume pasuri. Qe Fieri te jete nje vend i vizituar e i pelqyer.

Per pastertine dhe ambientin, qe te mos jete nje vend i ndotur dhe i piset.
Per sportin, artin dhe kulturen, qe te mos kemi rini te lodhur dhe parazitare, sepse ska mundesi e ska jete kulturore e sportive.
Per biznesin dhe punesimin, qe te mos mbeten pa u shfrytezuar mundesite per ferma, agroturizem, prodhim te industrise ushqimore.
Te mos mbeten pa u mbeshtetur njerezit qe kane projekte, kane talente, kane dhunti dhe munden ti krijojne ekonomi e pasuri vetes dhe shoqerise.Ky eshte projekti dhe vizioni i madh per Fierin tone.
Per kete projekt dhe per kete vizion ne e kerkojme voten e Fierakeve.
Le te bashkohemi se bashku.
Le te mbrojme njeri-tjetrin,
Le te mbrojme Fierin.
Ne sdo ti braktisim njerezit!
Ne sdo ta braktisimi njeri-tjetrin!
Ne e duam njeri-tjetrin!
Ne e duam historine!
E duam te sotmen!
E duam te nesermen!

Ndaj ne do te bashkohemi!
Ne do te fitojme!
Fieri do te fitoje, sepse meriton te fitoje.

Falemnderit per kete entuziasem e per kete ngrohtesi.

Falemnderit nga zemra!

Exit mobile version