Fjalimi i Lulzim Bashës sot, është në fakt përgjigjja e shumë e pse-ve!

Nga Sidi Hasanaj

Duam të dimë arsyen thelbësore përse Rama me Berishën mbyllën listat e deputetëve si kurrë më parë?

Arsyeja kryesore është pikërisht frika se mos ligjërimi i sotëm i Lulzim Bashës, kthehet një ditë në vepër konkrete! Vepër e cila e ka nisir rrugëtimin e saj prej 9 shtatorit 2021, dhe sot po përballet si kurrë më parë me vështirësi.

Padyshim që duan kamikazët dhe servilët e tyre, por servilët dhe kamikazët e tyre 33vite ata i kanë pasur… madje edhe në sistemin e 2005(mazhoritar) përsëri Berisha me Ramën vendosnin kush do kandidonte dhe ku do kandidonte.
Asnjë ndryshim s’ka ndodhur në partitë e tyre që të rrezikojë pushtetin absolut të tyre, derisa…

Derisa dikush arriti të përjashtojë me kurajon më të madhe, me vendim personal… pa asnjë votim por direkt me akt lidershipi, Sali Berishën nga partia të cilën e konsideronte veçse “pronën e tij”.

Derisa dikush arriti të spastrojë gjithë kalbësirën dhe plagët e qelbura të asaj partie… deputetë të lidhur me korrupsionin e çmendur, me krimin dhe dosjet e komunizmit nga ajo parti… dikush nxorri me shkelma jashtë selisë Nokën, Baçin, Tritanin dhe dhjetëra e dhjetëra deputetë të tjerë që ishin veçse lidhja “krim-korrupsion-oligarki” e Berishës në atë parti.

Ai njeri për herë të parë drodhi këmbët e klasës politike , të Sali Berishës, Ilir Metës dhe më pas do derivonte natyrshëm te Edi Rama!

Frika që Lulzim Basha do udhëhiqte rikrijimin e partisë së parë të Demokratike PDSH në vend, mbi pastërtinë e doktrinës së djathtë siç është programi politiko-ekonomik i prezantuar nga Basha dhe ekipi i tij para pak javësh, siç është statuti dhe misioni, i shkruar dhe artikuluar nga vetë Basha , më 2 Shtator 2023 i Partisë Demokratike… asaj të ngjizur te mendjet dhe veprat e arta të Sami e MitHat Frashërit, At Zef Pëllumbit, të ngjizur te kalvari i vuajtjeve të përndjekurve politikë dhe që përfaqësonte të djathtën moderne ku fokusi ishte te sipërmarrja e lirë!

Padyshim SPAK ka bërë punë të mrekullueshme, por i njëjti prokuror i SPAK që sot ka mbyllur në arrest shtëpie Berishën (Kraja) ishte dhe para 3 viteve… madje në krye të SPAK. Përse nuk guxoi të godiste Berishën??

Sepse Berisha para 3 viteve kishte një bunker të madh që e mbronte, bunker që shkatërroi Lulzim Basha!

Ka naiv që mendojnë se pa përjashtimin e Berishës nga Basha, pa zhveshjen e mitit Berisha që Lulzim Basha i bëri më 8 Janar 2022 (në betejën civile) ku gjithë Oligarkët e kullave, naftës, resorteve në bregdet e media u bashkuan me vrasësit më të zinj të vendit, dhe bashkë me oborrin e Berishën shkuan me koka dashi dhe vare të dhunonin Bashën, por u thyen… u rrahën, u turpëruan; dhe pa këtë zhveshje të mitit të Berishës, sot SPAK do i qëndronte atij përballë e patrembur???

Aty ka qenë Altin Dumani, Kraja, SPAK, Irena Gjoka…. madje aty ka qenë edhe SHBA, por dikur Berisha quante “lavire bulevardi” kryeprokuroren dhe anatemonte me akuza për korrupsion dhe afera seksuale çdo ambasador Amerikanë në Tiranë… aty qëndronte i paprekur. Çfarë ndryshoi??

Lulzim Basha.

Pati kurajon të fliste sinqerisht para pushtetit të Sali Berishës, dhe ato fjalë i ktheu në akte politike… e ktheu Sali Berishën në politikan pa parti, pa mbështetje popullore si dikur, që përkthehej gjithnjë në amnisti dhe imunitet para drejtësisë!

Kreu akte të tjera katarsisi brenda PD, me heshtjen e tij shkeli një hardhucë politike si G.Bardhi dhe Salianji, diskretitoi para demokratëve figura të tejfryra si Bylykbashi, Këlliçi, Boçi, Shehaj, Alizoti e dhjetëra të tjerë.

E di që direkt kush e lexon këtë shkrim, do mendojë “po këta më sipër vetë Basha i katapultoi në majën e politikës”.

Padyshim që disa ai o katapultoi… padyshim që Basha ka bërë shumë gabime, por kjo nuk e zhbën aspak aktin e ridimensionimit të tyre me aq fisnikëri dhe mjeshtëri politike.
Gjithnjë historia ka njohur gabime që kanë derivuar në bashkëpunëtorë të pabesë, tradhëtarë… thika pas shpine etj, ama rrallë herë ai që i krijoi këto investime të gabuara njerëzore ka arritur ti kthejë përsëri aty e kanë staturën, te balta poshtë këpucës së kryetarit!

L. Basha e ka bërë këtë akt tjetër!

Sot ai në kuvend, foli me verbin më të vërtetë dhe kurajozë… pse? Sepse vetëm dikush që e ka bërë këtë rrugëtim, këtë dialektikë politike mund ta bëj.
Përmendi aq konkretisht dhe vërtetësisht përse Sajmir Tahiri, Veliaj, Ahmetaj, Belinda Balluku etj kurrë nuk guxojnë të tregojnë kush qëndron pas skandaleve të tyre (Edi Rama), dhw arsyeja është se Edi Rama edhe pse ka humbur pushtetin ti mbrojë mga SPAK, ka ende pushtetin tju fshehë e mbrojë pasuritë e tyre marramëndëse.

Sot Sali Berisha dhe Edi Rama, përkufizohen në një parti të vetme sipas Lulzim Bashës, dhe nëse kanë një luftë të përbashkët (atë me SPAK), nëse kanë të njëjtët oligarkë dhe pushtet mediatik… dhe kanë një armik të përbashkët (L.Bashën) në fakt një parti monolite janë.

Padyshim figura e Bashës është figura drejt të cilës janë hedhur milione dhe miliarda për ta anatemuar e ridikulizuar, por Sali Berisha dhe Edi Rama nuk i mbyllën listat as nga frika e Gjiknurit, Ahmetajt, as nga frika e rebelizmit të Këlliçit apo Bylykbashit… madje as nga frika e partive të reja. Të gjithë këtë faktorë aty kanë qenë prej vitesh.

Ah nëse vula e PDSH qëndronte te L.Basha, nëse listat hapeshin 100% dhe qytetarëve ju kërkohej vota me alternativë figurash të reja plot vlera… nëse nul flitej më për idhujtari të rreme por programe ekonomike konkrete, pushteti i Ramës dhe Berishës binte brenda natës.

A e ka bërë L.Basha këtë rrugëtim i vetëm? Padyshim që jo, padiskutim që peshë të madhe kanë mbajtur shumë figura të tjera, mes tyre miku im më i afërt në politikë Roland Bejko dhe E.Alibeaj, dhe shumë zonja e burra të tjerë, madje ka pasur faza që kanë mbajtur peshën edhe më shumë se vetë Basha… por kjo nuk duhet ngatërruar me faktin se Basha ishte ai që theu murin e akullit (9shtator) dhe ishte ai që përsëri vjet në rikthimin e tij në krye të PD, riformësoi si kurrë më parë një parti e cila ishte inegzistente me pak njerëz dhe shumë pritshmëri që kurrë nuk realizoheshin.

Por L.Basha sot duhet të përvetësojë esencën e jetës: të mësuarit nga gabimet dhe mangësitë e tij personale (që ka si lidership dhe person) të cilat duhet të kthehen në lëvizje konstante idesh politike.

Artikulli paraprakShqiptarët që jetojnë jashtë duhet ta ‘blejnë’ demokracinë e tyre!
Artikulli tjetërNgadalësohet turizmi, hyrjet e shtetasve të huaj në qershor shënojnë rritjen më të ulët të këtij viti