Flagrancë krimi e Dvoranit, Meta paraqet provat dhe faktet e reja

Gjatë një konferencë të jashtëzakonshme, Kreu I Shteit, Ilir Meta ka bërë me dije se do të depozitojë një padi të re penale ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin për akuza që sipas tij përbëjnë precedente kriminale ndaj sistemit të drejtësisë.

Meta ka zbuluar fakte të reja që sipas tij, përbëjnë arsye të mjaftueshme për shkarkimin e menjëhershëm të tij dhe nisjen e hetimeve.

“Sot ju informoj juve dhe gjithë institucionet si dhe opinionin ndërkombëtar mbi faktet e reja për veprimtarinë kriminale të Ardian Dvoranit gjatë kryesimit të KED për vitin 2019. Si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozituar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kourumit të Gjykatës Kushtetuese atij duhet ti ndalohet ushtrimi veprimtarisë kriminale me qëllimin e nxitur nga presioni politik për kapjen e gjykatës kushtetuese; t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të gjykatës që vendin e fundit t’ja ruaj vetes.

Brenda ditës dhe brenda pak orëve i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Kuvendit duke keqinformuar e fshehur informacion mbi vullnetin e shprehur të presidentit për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe kur në cilësinë e tij personale pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED pa patur kompetencën ligjore të kryeje komptenca të tija konstaton si të jetë vetë presidenti zgjedhjen e një anëtari të GJykatës Kushtetuese.

I kallëzuari pa asnjë kompentencë e duke mashtruar opinionin vendas e ndërkombëtar ka abuzuar që në bashkëpunim me Kuvendin ti rrëmbenin kompetencat Presidentit. Duhet ti përgjigjet SPAK pse nuk thirtri mbledhjen e KED për shkresën e Presidentit. Me kë bashkëpunoi apo kush e urdhëroi që të përcillte në kohë rekord një përgjigje në shkelje të rëndë të cdo të drejte në përgjegjësinë e tij vetjake e të këshillit politik”., tha Meta

“Jo vetëm për veprat penale ndaj tij, por edhe pse Ardian Dvoranit i duhet ndaluar menjëherë ushtrimi i detyrës së tij kriminale dhe tentative për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

I duhet ndaluar vijimi i procesit të veprimtarisë kriminale për emërimet në vendet vakante në GJK. Dvorani ka keqinformuar dhe fshehur ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të GJK që i takonte presidentit.

Pa patur kompetenc ligjore, e aq më pak në përputhje me Kushtetutën, ka bërë zgjedhjen e një anëtari të GJK. Pa asnjë kompetencë kushtetuese dhe ligjore dhe duke manipuluar opinionin ndërkombëtar ka shtrembëruar ligjet duke emëruar anëtarin e GJK.

Duhet të përgjigjet pse nuk thirri KED për t’iu përgjigjur shkresës që i ka mbërritur nga Kuvendi. Me kë bashkëpunoi që të sillte brenda pak orësh një përgjigje me shkelje të rëndë të ligjit”.

Exit mobile version