Beteja me flakët në disa zona të vendit ka vijuar edhe gjatë orëve të natës. Sot në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun, situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rënduar, si në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman. Aktualisht vatrat e zjarrit janë sërish mbi bazën e Pashalimanit si dhe në Malin e Dukatit.
Zjarrfikësit kanë qenë gjatë gjithë natës në bazën e Pashalimanit ku rreth orës 24.00 deri në orët e para të mëngjesit ka pasur një situatë të vështirë pasi flakët e zjarrit janë afruar 30 metër afër bazës dhe u bë e mundur neutralizimi i flakëve.
hqetësim ditën e sotme janë zjarret që janë shfaqur mbas malit të Karaburunit mbi gjirin e Gramës ku janë shfaqur vatra zjarri, të cilat mund të shkojnë në Llogara.
Në këto momente janë duke shkuar forcat e ushtrisë për të parë situatën nga afër dhe përveç helikopterit të ushtrisë priten edhe dy helikopterë të tjerë, të cilët do të operojnë në zonë.
Në qarkun e Gjirokastrës, një vatër e rrezikshme zjarri është riaktivizuar në Lunxhëri.
Forcat zjarrfikëse në Gjirokastër të mbështetura nga 100 forca ushtarake, janë në terren për të shuar vatrën mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë.
Në zonën e Karaburunit situata ka vijuar të jetë alarmante edhe përreth bazës detare të Pashalimanit dhe në afërsi të Dukatit.
Në bazën e Pashalimanit rreth orës 00:00 deri në orët e para të mëngjesit ka pasur një situatë të vështirë pasi flakët e zjarrit janë afruar 30 metër afër bazës, por u bë i mundur neutralizimi i flakëve.
Gjatë orëve të para të mëngjesit kanë shkuar forcat e ushtrisë për të parë situatën nga afër dhe përveç helikopterit të ushtrisë priten edhe dy helikopterë të tjerë të cilët do të operojnë në zonë.