Flakët e zjarrit përpijnë fabrikën e tullave në Maminas

Një zjarr i madh ka ka përfshirë fabrikën e tullave në Maminas, në autostradën Tiranë- Durrës.

Pamjet e publikuara në media tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që kanë pushtuar zonën.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë nisur punën për izolimin e flakëve.

“Rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrfikëset, të cilët kanë evakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve  të  rënies së zjarrit”, njoftoi policia.

Exit mobile version