Flakët e zjarrit përpijnë pemë, ullishte dhe shkurre në Berat, Fier dhe Korçë

Tra vatra zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Berat, Fier dhe Korçë. Bëhet e ditur se flakët e zjarrit po përpijnë pemë, ullishte dhe shkurre, ndërsa zjaarfikëset nuk shkojnë në ndihmë të banorëve që po luftojnë me zjarret.

Zjarri masiv po djeg pemët e qershive në Berat

Një zjarr masiv ka rënë në fshatin Paftal të Beratit, ku janë duke u djegur disa hektarë tokë të mbjellë me qershi.

Edhe pse banorët e zonës kan lajmëruar zjarffikëset, askush nuk ka shkuar në ndihmë për të filkur zjarrin që po djeg pemët e qershive.

Tymi i madh ka mbuluar zonën ndërkohë që flakët vijojnë të përhapen.

Zjarri djeg shkurret pranë shinave të trenit në Fier-Vlorë

Një zjarr i rënë ka bërë që të digjen shkurret pranë shinave të trenit në linjën Fier-Vlorë.

Flakët kanë qenë pa probleme në njerëz, por gjithashtu nuk kanë pasur pasoja të konsiderueshme financiare.

Era ka bërë që flakët të favorizohen. Zjarrfikësit janë në vendngjarje.

Zjarr në tokat bujqësore në Korçë 

Një sipërfaqe e konsiderueshme toke bujqësore është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Korçë. Nga raportimet mësohet se zjarri ka përfshirë sipërfaqet që ndodhen në lagjen nr. 18 të qytetit.

Banorët ngrenë alarmin se flakët janë përhapur në mënyrë të vrullshme për shkak të favorizimit nga era. Ndërkohë që sipas raportimeve ekipet zjarrfikëse nuk kanë shkuar ende.

Exit mobile version