Deputeti i Kukësit, Flamur Hoxha ka reaguar pas arrestimit të aktivistit të PD, Ermir Matmuja nga drejtori i Policisë së Qarkut. Hoxha shkruan në një postim në Facebook se, Rama do duhet të arrestojë të gjithë kuksianët që të fitojë në Kukës.
Reagimi i Flamur Hoxhës
Do duhet të arrestosh të gjithë kuksianët, Edi Rama, që të fitosh në Kukës!
Policia politike mbajti 8 orë të ndaluar Ermir Matmujën, sekretarin e aksionit qytetar PD Kukës, por demokratët kuksianë nuk do të mposhten kurrë, Edi Rama!
Nuk kishte si të mos ndodhte ndryshe edhe pasi kishte deklaruar në parlament se do të fitonte Kukësin me çdo kusht, edhe pse kërkonte me çdo mënyrë e mjet të fitonte në Kukës, e mbasi mori përgjigjen në këto zgjedhje, ashtu si në rastin e traut në rrugën e kombit, menjëherë filloi hakmarrjen politike nëpërmjet pushtetit të njëshit humbës dhe policit politik të Kukesit.
Betejat i fitojnë qytetaret me votë të lirë ndersa ju do përballeni çdo ditë me dështimin dhe humbjen.
Mos i provoko më kuksianët, zoti Rama.
Nga Kukësi do përmbyset ky regjim i ndërtuar mbi krimin elektoral.