Flamur Noka vijon takimet: Me të rinjtë fitojmë!

Fushatën e kam nisur gjithmonë me të rinjtë dhe gjithmonë kemi fituar! Sot pata kënaqësinë të takoj të rinjtë demokratë të Vorës. Mora prej tyre entuziazmin dhe dëshirën për të luftuar betejën e madhe të 25 prillit dhe për ta fituar atë.

Të rinjtë janë të parët që do të refuzojnë me votë qeverisjen e dështuar dhe katastrofike të Edi Ramës! Ata kanë ndezur shpresën e ndryshimit!

Në 25 prill, Edi Rama do të humbasë dhe do të fitojë rinia!

#ShqipëriaFITON

 1 41

Exit mobile version