Flet 29 vjeçari i plagosur me plumb: Mjekët m’i fshehën pjesët metalike të plagës në këmbë

Ened Bostani, 29 vjeç nga Fieri është një prej të plagosurve në protestën e djeshme të opozitës. I riu me plagë në krahë e këmbë nuk di kë të fajësojë për atë që i ka ndodhur, pasi ka rënë pa ndjenja në tokë.

Nga spitali i Traumës ku po merr edhe ndihmën mjekësore për shkak të plagëve që ka marrë, i riu u shpreh se ishte duke filmuar protestuesit me telefon te hyrja e Parlamentit me kurriz nga policia dhe aty ka rënë në tokë dhe më pas nuk ka parë asgjë.

“Isha duke filmuar protestuesit tek hyrja e Parlamentit më kurriz nga Policia dhe aty kam rënë në tokë dhe pas kësaj nuk kam parë më asgjë. Shkova në spital nga ku më dhanë ndihmën mjekësore”, u shpreh ai.

Ndërkohë Bostani flet edhe për plagët që ka marrë duke shpjeguar edhe mjetet e mundshme me të cilat është lënduar. “Në këmbë kam marrë pjesë metalike që m’i fshehën në spital. Isha i vetëdijshëm për çdo gjë që më bënin. Do marr prapë pjesë në protestë edhe sikur me paterica të shkoj. Kam qenë emigrant dhe jam kthyer prej 3 vitesh, tashmë jam emigrant në shtetin tim. 3 vite që jam kthyer nga emigrimi”, u shpreh 29-vjeçari.

3333

61698620 2431779186962150 326507476880982016 n

i plagosuri

1212

Artikulli paraprakArben Malaj poshtëron Veliajn: Dikur në Kuç të Kurveleshit këndohej…
Artikulli tjetërTërmeti në Korçë/ Banorët godasin me grushta prefektin dhe punonjësit e emergjencave civile