Pamjet e shoqërimit të saj me dhùnë nga efektivët e pòlicisë së kryeqytetit në tubimin që nisi në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e rrjetit ndërkohë që tërhiqej zvárrë bashkë me 13 qytetarë të tjerë, personazhe të njohur të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë.
Aktivistja Ira Kurti ka folur pas lirimit të saj nga kòmisariati duke komunikuar përmes një video-mesazhi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shprehet se ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtárak për shkak të lèndimeve të marra.
Teksa tregon për vizitën në spital ku sipas saj mungonin edhe mjetet mjekësore, Kurti tregon edhe fríkën se mund të ketë pasoja për shëndetin pasi ka dhímbje koke të madhe.
“Të dashuar miq, shokë, familjarë dhe bashkëatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet. Sapo kam dalë nga Spitali Ushtárak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur as temperaturën, kam një djègie të brendshme, ishalla nuk është hèmoragji. Kam një dhímbje koke shumë të madhe.
Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dèmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq, Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Kam një shoqe që më ka ndihmuar t’u kthej përgjigje se mua nuk më shohin as sytë nga dhímbja e kokës. Mos u shqetësoni, faleminderit”, thotë Ira Kurti në video.