“Nuk ka sinjale të reja për sa i përket vetos së Francës që çoi në shtyrjen e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Deklarata vjen nga ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak, e cila konfirmon gjithashtu një takim mes presidentit Macron dhe kryeministrit Rama në Tiranë, por nuk dihet se kur.
“Këshilli Europian e ka marrë vendimin e tij. Një vendim mbi dëshirën për zgjerimin e Bashkimit Europian. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut konsiston në shtyrjen e një vendimmarrje në një kohë të mëvonshme, në Samitin e Zagrebit. Gjithashtu për herë të parë Kroacia, vendi i fundit që iu bashkua Unionit Europian, do të ketë Presidencën e tij, kështu që merrni pjesë nëse dëshironi.
Siç ju e dini, kryeministri, Zoti Rama e njeh mirë presidentin e Republikës dhe presidenti Macron e njeh zotin Rama. Ata shkëmbehen rregullisht, por i takon Presidentit të Republikës të vendosë se kur do të vijë në Shqipëri, por ai ka thënë shpesh që do të vijë dhe do të vijë. Nuk mund t’ju them se kur, pasi nuk e dimë ende. Zoti Rama ka qenë në Francë në vizita zyrtare dhe tani bëjmë fjalë për një vizitë të presidentit Macron në Shqipëri. Por do të vijë”, u shpreh ambasadorja Vasac.